Sot në GJKKO ka dëshnuar kreu i grupit parlamentar të PS, Taluant Balla, si dhe Afrim Tola, Petrit Kullolli e Dhurata Cela. Nga shtatë dëshmitarë, në gjykatë janë paraqitur vetëm pesë, nga ku mësohetse ka nisur seanca për dosjen “Partizani”.
I pari që do të dëgjohet është Balla, si kallëzues i dosjes ‘Partizani’. Në hyrje të seancës gjykata i la pak minuta kamerat, por më pas vendosi që të vazhdohet me dyer të mbyllura për mediat.
Gjithashtu mësohet se, Jamarbër Malltezi kërkoi praninë e mediave në seancë.
Diskutime në seancë:
Prokuroria: Ku i keni mbështetur të dhënat?
Gjykata: Të lutem hiqi aktet që ke para se nuk lejohet
Taulant Balla: Prej 2012 e në vazhdim kam paraqitur dyshimet e mia lidhur me mënyrën se si është proceduar për Sport Klub Partizanin. Të nderuar anëtarë të trupit gjykues, nga një numër shumë i madh pronash të Ministrisë së Mbrojtjes binte në sy se si, në mënyrë kaq të shpejtë, ishte kryer vetëm një privatizim, kthim tek ish-pronarët në një kohë rekord.
Në një kohë që ish-pronarët vuajnë për t’u kthyer pronën e tyre, ishte bërë procedura e njohjes së kthimit dhe madje edhe procedura e privatizimit të godinës. Po kthehem në vitin 2012, kur kam bërë investigime si deputet i opozitës dhe si sportdashës, për të treguar se si ishte hequr, dhe aty e keni me prova se si në një dokument është në plan përhapjeje dhe në tjetrin jo.
SPAK: Ju keni ngritur dyshime për origjinën e pronësisë, pasi pretenduat se janë dëmshpërblyer?
Balla: Jam njohur nga mediat me një dokument ku thuhej se pronarët janë dëmshpërblyer shumë vite më parë. Dihej botërisht që qeveria italiane nuk mund të ndërtonte një aeroport pa pasur një dokument pronësie.
A ju kujton gjë shoqëria G Kamp?
Balla: Jo, nuk më kujtohet.
Malltezi: Na sqaro pozicionin që mbani. Sa vjet keni qenë deputet?
Taulant Balla: Nga 2005.
Malltezi: Në çfarë pozicioni keni qenë kur keni bërë kallëzimin në SPAK?
Balla: 17 nëntor 2020 kam qenë kryetar i grupit parlamentar të PS.
Malltezi: Pra e keni paraqitur në këtë pozicion dhe jo si shtetas?
Balla: E kam bërë si qytetar.
Malltezi: I tërheq vëmendjen, dëshmitari po thotë një të pavërtetë. A ka qenë kjo nismë?
Balla: Kur vihesh në dijeni të një vepre penale, duhet ta vësh në dijeni; e kam kryer këtë detyrë si qytetar dhe si deputet dhe është nder.
Malltezi: A ka qenë nismë e grupit parlamentar apo e juaja?
Balla: Është veprimtari e ndërgjegjshme, ka qenë vendim i imi personal, jo i grupit.
Malltezi: A i keni marrë ju të gjitha provat dhe ia keni bashkangjitur kallëzimit, po apo jo?
Balla: Kjo ka qenë një punë hetimore shumëvjeçare, ka nisur që në 2012. Kam administruar dokumente nga burime të ndryshme dhe i kam depozituar në SPAK.
Malltezi: Si i keni siguruar si prova?
Balla: Ato dokumente që mi kanë vënë në dispozicion, ia kam vënë prokurorisë.
Malltezi: Si janë marrë provat, ka kopje pasaportash, numra personal. Nuk bëhet fjalë vetëm për Berishën.
Balla: Jam drejtuar institucioneve. Një pjesë e dokumentacionit zyrtarisht, një pjesë prej qytetarëve.
Malltezi: Alket Hyseni, a të kujtohet?
Balla: Ka qenë deputet.
Malltezi: A e keni angazhuar ju apo jo si zyrë avokatie?
Balla: Jo.
Malltezi: Deputeti Alket Hyseni, a mund të ushtronte aktivitet provat?
Balla: Nuk e di.
Malltezi: Kur i dorëzuat provat, a ju pyeti prokurori se ku i gjetët provat?
Balla: U jam përgjigjur të gjitha pyetjeve që zonja prokurore më ka bërë.
Malltezi: Ju keni bërë kallëzim dhe thoni bazuar në prova. Sot dolët tek vlerësimet, sot i bazoni në vlerësim apo prova?
Balla: Zonja gjyqtare, kallëzime kryhen mbi dyshime, këto dyshime shoqërohen me disa dokumente që kanë bashkëngjitur kallëzimin.
Malltezi: Thoni aferë korruptive, çfarë afere?
Balla: Nuk ka një vepër më të qartë se kjo, se si merret një pronë shtetërore dhe privatizohet në mënyrë të paligjshme.
Malltezi: Dëshmitari tha që i ka marrë vetë provat dhe se këto prona janë tjetërsuar brenda 6 muajsh. Dokumenti i kthimit të pronës thotë që është bërë në 1999. A janë gjashtë muaj?
Balla: Kjo procedurë, nga informacioni që kam unë, është bërë në një periudhë shumë të shkurtër.
Malltezi: Ka pasur dokumentet, njohja në 1999, kthimi në 2007.
Balla: Kemi të bëjmë me një pronë që në 2007 ishte në planin e përhapjes dhe nga ky moment deri në privatizim kanë kaluar 6 muaj. Mua më intereson fakti se si kjo pronë për 6 muaj iu hoq ministrisë dhe i kaloi privatit.
Malltezi: Cili ka qenë kundërplani i përhapjes?
Balla: Nuk më kujtohet emri, e keni në kallëzim.
Malltezi: Cila është procedura nga nxjerrja e planit të përhapjes?










