Kryqëzimi i Balldrenit! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryqëzimi i Balldrenit!

18:00 | 04/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani 

Para disa ditësh, ndërsa pashë zotin Kryeministër duke shpjeguar në Parlament arsyet pse rruga Milot-Balldren kushton 260 milion euro, m’u kujtua im atë i ndjerë. Ai e kishte zakon diku nga vitet ’80 të fliste për projektet hënore dhe standartet norvegjeze të mirëqenies. Mosha ime e vogël e atyre  viteve e përligj mahnitjen, edhe pse, thellë brenda vetes kisha ndonjë dyshim të vogël… Një ditë më tha: “Ermal, pashë një dokumentar për Norvegjinë. Interesante, gjithë Norvegjia, në një vit oreksik kishte konsumuarnjë gjysëm buke!”

Sigurisht e thënë me seriozitet, një ekzagjerim i tillë synonte të vinte në pah diferencat e mëdha në botëkuptimin tonë dhe atë evropian. Në atë kohë, ne në Shqipëri, konsumonim kryesisht bukë. Por dhe ndonjë gjë të vogël për ta përcjellë. Konsumi mesatar ditor i një shqiptari ishte ¾ e një buke! Ky më thoshte që e gjithë Norvegjia ka konsumuar ½ buke! Këtu nuk durova dhe ia plasa: “Kjo është gënjeshtër dhe sajim i yti”! Nja dy a tre ditë nuk më foli me gojë. Pas tre ditësh më tha : “Epo mirë pra, vazhdo me standartin tonë që hamë bukë sa gjithë Kina”!

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Kështu, edhe zoti Kryeministër, na kujtoi që metrat e rrugës nuk janë si metrat e “teritalit” të dikurshëm. (Terital për ata që nuk e dinë, është një lloj stofi i lirë që shërbente për pantallonat standarte të kohës së komunizmit).

“Kjo do jetë rrugë e standarteve A”- sokëlliu Kryeministri, jo rrugë ku bashkëjetojnë gomerët, njerëzit dhe makinat! Secili nga këto subjekte ka korsitë e veta na spjegoi Kryeministri.

Fantastike! Më në fund do të kemi një segment evropian në vijat pafund, kryq e tërthor Shqipërisë. 17 km i gjatë që kushton 260 milion Euro. Por ç’rëndësi ka kjo, nuk janë metra teritali!

“Nëse nuk duam t’u kthehemi e t’u rikthehemi me dhjetëra herë atyre kilometrave, qe baba, kjo është zgjidhja. Përndryshe do shpenzojmë edhe më shumë” tha Kryeministri.

Mu kujtua sërish im atë. Jetoi disa vite demokraci dhe vazhdonte me metrin e tij. Pak a shumë si Kryeministri. Vëllai im jetonte jashtë shtetit dhe ndonjëherë  kishte dëshirë t’i blinte ndonjë dhuratë babait. I kërkonte mendje : “Çfarë dëshiron të të blej ba?”. Ky ia priste “Nuk dua gjëra koti, boll të jetë një gjë e saktë. Për shembull, nëse është çorape të kushtojnë mbi 50 dollarë. Ose nëse është pulovër të jetë mbi 300 dollarë. Merr një gjë dhe je i larë me mua”!

E kështu, vëllai i ngratë shkonte nëpër dyqane për së mbari dhe i merrte një pulovër të shtrenjtë. Kur vinte në Shqipëri dhe ia jepte babait ç’të shihte! Pulovra bënte kontrast të tmerrshëm me pantallonat, këpucët dhe gjithçka që kishte veshur im atë! Madje me gjithë qenien e tij! Por ky nuk dorëzohej. “Është fantastike, shumë faleminderit”!

Kur e vishte dukej si klloun. Vëllai i tha një ditë “Me kaq para sa bleva pulovrën mund të kisha ble dy veshje fund e krye që të dukeshe shumë bukur”! “Ahhh, po ju nuk do bëheni kurrë evropianë -ia priti im atë. “Më mirë një e saktë sesa dhjetë gjëra të pasakta”!

M’u kujtua kjo historia, kur dëgjova “metrat e teritalit”. Fiks si im atë, edhe Kryeministri, do të ketë një segment për të qenë, le të kushtojë sa të kushtojë! Me tre korsi nga çdo anë, me kufizime anësore, me rrugë paralele, tunele e ura, vepra arti e çudira! Përveç të tjerash edhe 13 vjet mirëmbajtje nga kompania.

Si pulovra e babit tim!

A ka nevojë ta bëjmë kaq të mirë? A ka një studim fizibiliteti që të na e thotë trafikun e madh që pritet të shkojë nga Miloti në Shkodër e Mal të Zi? Kjo do ishte një argument i vlefshëm dhe jo megalloman.

Duke e dëgjuar zotin Kryeministër, në mendje më erdhi një kryqëzim rrugor në dhjetë nivele që e kam pa diku. Thashë me vete, po sikur të jetë si ky edhe Kryqëzimi i Balldrenit?

Rrugë e standarti A pra. Atëherë hallall paret.

/gazetaexpress.com/

Etiketa: Ermal MulosmanikryeministerKryqëzimi i BalldrenitParlamentrruga Milot-Balldren

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Mirush Kabashi në homazhet e Likos: Bënin që të skuqeshin ata që na drejtojnë (film)

Mirush Kabashi në homazhet e Likos: Bënin që të skuqeshin ata që na drejtojnë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com