Kryepeshkopi Janullatos, 25 vjet më pas – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryepeshkopi Janullatos, 25 vjet më pas

14:41 | 25/12/2017
në Uncategorized
0

Nuk shoh asgjë rastësore në dekretin e Presidentit të Republikës, për t’i dhënë pikërisht tani shtetësinë shqiptare Kreut të Kishës Ortodokose Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi Janullatosit. Përkundrazi.

Si një politikan që nuk nuk ka hyrë në zyrën Nr. 1 të shtetit për të kaluar 5 vjet që të plotësojë me to CV e tij, ky është një tjetër sinjal se Presidenca shqiptare deri më 2022, do të jetë shumë më politike sesa mendohet. Ilir Meta ka bërë një xhest që edhe sot, të gjithë paraardhësit e tij nuk do e bënin, siç edhe nuk e bënë në fakt, as në çerek shekullin e shkuar. Pavarësisht kohës, rrethanave dhe një konteksti krejt tjetër.

Po ndiqja me vëmendje të shtuar deklaratën e Janullatos pak ditë më parë, gjatë një interviste dhënë televizionin grek “Sky”, e cila çuditërisht kaloi pa jehonën që mendoja se meritonte, nga mediat shqiptare.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

I pyetur nëse pasaardhësi i tij do të jetë shqiptar, ai u përgjigj: “Po, është e natyrshme dhe mëse e qartë. Unë jam aty prej shumë vitesh. Dëgjoni… Ne grekët nuk kemi guximin ta vëmë veten në vendin e tjetrit. E imagjoni dot? A do të kishim lejuar ne të kishim dikë nga Serbia apo Bullgaria që të na drejtonte kishën? Unë nuk shkova aty për të krijuar një koloni. Por, për të krijuar Kishën Autoqefale Ortodokse Shqiptare”.

Ishte një paralajmërim shumë i qartë, pavarësisht se edhe po aq i vonuar. Ishte një shikim i të vërtetës historike në sy, e thënë me një gjuhë të troçtë, që nuk linte më vend për asnjë ekuivok. Madje, madje kishte edhe një dozë në pohimin e tij për tolerancën tonë në raport me grekët, e cila pavërisht se duket si gati gati budallallik naiv, na bën nder në fakt.

Menjëherë pas kësaj, kreu i shtetit shqiptar, ka hedhur firmën mbi dekretin që mban si rastësisht numrin 10 700, të cilin veç numerologët mund ta përkthejnë. Janullatos vetë ka 25 vjet që e pret atë firmë. Një firmë që ai nuk e mori dot as nga Presidenti Ramiz Alia, kur sapo erdhi më 1991 me detyrë në Shqipëri, i caktuar nga Patriarku Ekumenik Eksark.

Nuk e mori më pas as nga Presidenti Sali Berisha kur në qershor 1992 u zgjodh Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. E as më 2 gusht të po atij viti kur u fronëzua në kishën e Ungjillizimit në Tiranë, përmes një ceremonie shumë të diskutuar deri sot, e të kontestuar deri në një përplasje të hapur palësh.

Nuk e mori këtë firmë aq shumë të dëshiruar më pas as nga Presidenti Rexhep Meidani, as nga Alfred Moisiu e Bamir Topi, e as nga Bujar Nishani. Megjithëse gjatë presidencës së këtij të fundit, Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule rreth tri vjet më parë, ishte shprehur optimist se kjo gjë do të ndodhte shumë shpejt.

Në meshën e natës së Krishtlindjeve, (urojmë që ta mbajë shqip) Kryepeshkopi Anastas ka mundësi që të festojë këtë radhë, dy gëzime të mëdha në një mesnatë: Lindjen e Krishtit dhe marrjen prej tij në moshën 88-vjeçare, të shtetësisë shqiptare.

Më shumë sesa një akt i vonuar, një vendim gati gati honorifik e formal tashmë si një mundësi për të koleksionuar një tjetër “trofe” në vargun e panumërt që e shoqërojnë CV e jetës së Hirësisë së Tij, ky dekret duket më shumë si dokumenti zyrtar i nje “legalizimi” të vonuar, për detyrën ndoshta më të polemizuar në historinë postkomuniste të Shqipërisë.

Pas takimit të Kretës mes dy ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë ku për herë të parë u hodhën për diskutim mbi tavolinë gjithë problemet historike të bartura mes dy fqinjëve, erdhi vendimi i qeverisë sonë për varrezat e ushtarëve grekë në jug dhe më pas, dekreti i Presidentit për Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse.

Zhbllokimi me lehtësinë më të madhe i këtyre çështjeve, më shumë sesa rastësi, tingëllon si muzika e erërave të reja që kanë nisur të fryjnë në Ballkanin Perendimor.

E ta mendosh që në të njëjtën kohë, nëpërmjet Kryeministrit Zaev, Shkupi zyrtar hoqi dorë nga qëndrimi dhe deklaratat se janë pasaardhësit e vetëm të Aleksandrit të Maqedonisë. Kryeministri grek Aleksis Cipras premtoi se pas kësaj do të “garantohej prespektiva zhvillimore dhe e sigurisë në Maqedoni”. E thënë me fjalë të tjera, Maqedonisë i hapet pas shumë e shumë vitesh bllokimi, rruga drejt integrimit të shpejtë euro- atlantik, për t’u anëtarësuar në NATO e për të vijuar me hapat e shpejtë drejt BE.

Shqipëria pret të marrë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit të ri 2018, datën për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Lutjet e Kryepeshkopit Anastas edhe si shqiptar tashmë, me siguri që do të na ndihmojnë, që dëshirat tona të dëgjohen më shpejt dhe më mirë, në Bruksel!

Etiketa: Alfred PezaIlir MetaJanullatosnenshtetesi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Shqipëria, rreth 50% të fuqisë punëtore e ka me 8-vjeçare

Shqipëria, rreth 50% të fuqisë punëtore e ka me 8-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria mbetet model i grabitjes, nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë –

Qeveria mbetet model i grabitjes, nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë –

11:00 | 13/01/2026
Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër –

Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër –

10:56 | 13/01/2026
EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

U kundështua nga SHBA dhe BE, presidenti Begaj dekreton ligjet për Paqen Fiskale –

10:50 | 13/01/2026
Vendi në pikë kthese! Revolucioni në Shqipëri, një mundësi për ndryshim –

Vendi në pikë kthese! Revolucioni në Shqipëri, një mundësi për ndryshim –

10:36 | 13/01/2026
“Abuzime me tendera, dosjet për SPAK”

Indrit Hoxha paraqitet në SPAK, financoi Rithemelimin e Berishës në luftën me Bashën për vulën e PD –

10:14 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Qeveria mbetet model i grabitjes, nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë –
  • Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër –
  • U kundështua nga SHBA dhe BE, presidenti Begaj dekreton ligjet për Paqen Fiskale –
  • Vendi në pikë kthese! Revolucioni në Shqipëri, një mundësi për ndryshim –
  • Indrit Hoxha paraqitet në SPAK, financoi Rithemelimin e Berishës në luftën me Bashën për vulën e PD –
  • Financimi i Kuvendit të Rithemelimit, Indrit Hoxha thirret në SPAK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qeveria mbetet model i grabitjes, nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë –
  • Elira Kokona i rriti pagën vetes në 5.4 milionë lekë, ndërsa projekti “Durana Tech Park” mbeti vetëm në letër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com