Leksionet që na vijnë nga Europa janë aq të shpeshta. Edhe në detaje të vogla të zgjedhurit europianë diferencohen nga politikanët tanë, që disa veprime në dukje të zakonshme i bëjnë vetëm nën praninë e kamerave. Kryeministrit holandez Mark Rutte kishte marrë një kafe në gotë plastike, por papritur iu derdh në dysheme.
Ndërsa kushdo priste që ai të vijonte hapat për ta lënë rrëmujën në dorën e sanitareve, kryeministri holandez duke buzëqeshur nuk ka nguruar të marrë kovën dhe leckën dhe ta pastrojë vetë kafen e derdhur.
Me duartrokitje, buzëqeshje dhe komplimente e kanë pritur sanitaret këtë gjest të kryeministrit të tyre.
https://www.facebook.com/HollandaBuyukelciligi/videos/1729287213815675/