Kryeministri i Kosovës për DW: Dialogun e udhëheq unë, s’ka diskutim mbi territoret – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri i Kosovës për DW: Dialogun e udhëheq unë, s’ka diskutim mbi territoret

10:08 | 11/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e prezantoi një platformë dialogu para Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Marrëveshja përfundimtare me Serbinë kërkon njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e thekson qartë, se dialogun me Serbinë do ta udhëheqë ai në bazë të kompetencave kushtetuese. Nga ana tjetër, integriteti territorial i Kosovës është i padiskutueshëm. Në të njejtën kohë, kryeministri fton opozitën që t’i bashkohen procesit. Këto komente kryeministri Avdullah Hoti i bëri në një prezantim të platformës së dialogut me Serbinë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës të mërkurën, dhe në kohën kur janë shpeshtuar thirrjet për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Marrëveshja Kosovë-Serbi, duhet të përfundojë me njohje reciproke, tha Hoti.

“Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i padiskutueshëm”

Read more

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

“Dialogun e udhëheq kryeministri vendit, nuk do të bëj kurrfarë gare me askënd, sepse kompetencat i kam të qarta dhe janë betonuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Kam dërguar ftesë edhe tek opozita që të prezantojmë qasjen e qeverisë karshi dialogut Kosovë-Serbi. Një pjesë e opozitës ka heshtur ndaj ftesës sonë. Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i padiskutueshëm. Marrëveshjet duhet të arrihen me njohje reciproke”, tha kryeministri Avdullah Hoti. Sipas tij, njohja reciproke Kosovë-Serbi dhe anëtarësimi në OKB, është një nga objektivat e Qeverisë që ai e udhëheq.Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës një ditë më parë publikoi në faqen e saj zyrtare të gjitha marrëveshjet e arritura deri tash në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke kërkuar që dialogu të jetë transparent.

“SHAK insiston se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i hapur dhe transparent, të mos zhvillohet larg syve të opinionit, sepse një njohje e plotë e opinionit me procesin e dialogut dhe me vendimet që merren me këtë rast, ndër të tjera, siguron vendimmarrje të përgjegjshme dhe adreson qartas përgjegjësinë individuale dhe institucionale të pjesëmarrësve të përfshirë në këtë proces, në përputhje me rëndësinë që ka ky dialog për të ardhmen e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë të ASHAK.

Kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hoti, në ditët e para në krye të qeverisë, hoqi masat e reciprocitetit me Serbinë, duke thënë se “u hoqën pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë, në përputhje me zotimet e dhëna para partnerëve tanë ndërkombëtar”. “Presim që të njëjtën gjë ta shohim nga pala serbe, që të heqin të gjitha pengesat dhe t’i japin frymë procesin e dialogut. Por, ne ruajmë të gjitha të drejtat tona, si shtet sovran, që të vendosim të gjitha masat e nevojshme, për të ruajtur sovranitetin tonë, në koordinim me partnerët tanë. Shfuqizimi i masave të reciprocitetit është bërë për një kohë të arsyeshme, që t’i jepet shans dialogut”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se për vendimin për shfuqizimin e reciprocitetit e ka mbështetjen e SHBA-së. “Kemi një dakordim me miqtë tanë ndërkombëtarë që presioni i tyre do të jetë edhe karshi Serbisë, që edhe ata të heqin pengesat për dialog dhe pasi të heqin ato pengesa për dialog, ne do të ulemi në tavolinën e bisedimeve”, tha kryeministri Hoti.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nga ana e tij thotë se Kosova tashmë është gati për të rifilluar dialogun me Serbinë, ndërsa, pas heqjes së masave të reciprocitetit nga Kosova ai thotë se “Kosova tashmë ka larguar çdo pretekst që Serbia e ka shfrytëzuar për t’i ikur dialogut”. “Shpreh mirënjohje dhe jam i inkurajuar për heqjen e çdo preteksti që Serbia e ka shfrytëzuar për t’i ikur dialogut me shtetin e Kosovës. Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon në dialog, e kërkon njohjen reciproke dhe përshpejtimin e rrugës për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Mbi të gjitha, Kosova në këtë proces është bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë aleatët tjerë. Pra, nuk kemi çfarë të hezitojmë është një rrugëtim i sigurt, ne kemi shpresë dhe besojmë që kjo do të përmbyllet sipas vullnetit qytetarëve të vendit”, thotë presidenti Thaçi, duke shtuar se “përballë Serbisë Kosova gjithmonë kanë qenë e bashkuar”.

Osmani: Jo dialog të tipit Thaçi

Kryetarja e kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila vazhdimisht ka përplasje politike me presdentin Thaçi, thotë se “Kosova gjithmonë ka qenë e gatshme për dialog, por jo dialog të tipit të Thaçit”. “Kosova gjithnjë ka qenë e gatshme për dialog, por jo për një dialog të tipit të Thaçit, i cili në vet vete involvon negociata sekrete me presidentin e Serbisë dhe i cili ka rezultuar me hapjen e temave dhe aventurave që janë të rrezikshme për vendin tonë, ashtu edhe për paqen në rajon”, thotë Vjosa Osmani, duke shtuar se ajo nuk do t’i bashkohet ndonjë ekipi në dialog me Serbinë, por tha se “do të angazhohet vetëm që të ketë mbikëqyrje të plotë nga institucioni që ajo drejton”, Kuvendi i Kosovës.

Sidoqoftë, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, duke thënë se “ky vendim tregon përkushtimin e Kosovës që të rikthehet në dialog”. “Heqja e shpejtë e pengesave për rifillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, tregon përkushtimin e qartë të Kosovës që të rikthehet në tavolinën e bisedimeve, pa vonesa”, shkroi Mirosllav Lajçak. I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Lajçak, pritet që këtë muaj të vizitojë rajonin, “për t’u takuar me partnerët dhe për të përgatitur Dialogun Prishtinë-Beograd dhe të diskutojë me palët për modalitetet e tij”, ka thënë Peter Stano, zëdhënës në Bashkimin Evropian.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u ndërpre në nëntorin e vitit 2018 kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifë 100% ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë, Beogradi e ka kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës që nuk u mbështet as nga faktori ndërkombëtar./DW

Etiketa: Akademia e Shkencave dhe Arteve të KosovësAvdullah HotiKosovakryeministri i kosoves

Të Lidhura

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

nga 27
22:23 | 03/02/2026
0

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane. Ai është plagosur, nga blutë pasi tentoi ti arratisej policisë. Mediat italiane shkruajnë...

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

nga 27
22:11 | 03/02/2026
0

Qëndrimet e përsëritura publike të kryeministrit Edi Rama kundër betejës së gjyqtarëve në Kushtetuese për çështjen e pagave të tyre,...

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

nga 27
21:31 | 03/02/2026
0

Punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit kanë dëmtuar edhe një herë linjat elektrike, duke lënë pa energji elektrike rreth...

tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

nga 27
21:17 | 03/02/2026
0

Partia Socialiste është tërhequr nga nisma për ndryshimin e Komisionit të Reformës Territoriale. Ky vendim erdhi pasi PD njoftoi se...

Para
Gjykata jep vendimin në 16:00/ Tahiri: Unë jam këtu për një makinë, disa nuk përgjigjen as për vëllezërit trafikantë

Ish-ministri Tahiri mbërrin në Gjykatën e Posaçme të Apelit, pritet vendimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

21:31 | 03/02/2026
tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

21:17 | 03/02/2026
“Do të vrasim më të mirin e fisit”/ Hakmarrja mes dy familjeve në Mamurras, zbardhet dëshmia e kunatit të Imer Hajdarit –

“Do të vrasim më të mirin e fisit”/ Hakmarrja mes dy familjeve në Mamurras, zbardhet dëshmia e kunatit të Imer Hajdarit –

20:57 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –
  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –
  • “Do të vrasim më të mirin e fisit”/ Hakmarrja mes dy familjeve në Mamurras, zbardhet dëshmia e kunatit të Imer Hajdarit –
  • Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com