Nga Petrit Vasili
Skandali i 2 miliardë eurove është me i rëndi, që mund të imagjinohet. Kryeministri e ka prej kohësh në tavolinë.
Kryeministri nuk flet nga frika e madhe për pushtetin e tij sepse e di mirë që ky skandal i 2 miliardë euro-ve e rrëzon për 24 orë.
Ai është përgjegjës direkt për disa nga këto gjyqe pasi i ka frymëzuar e mbështetur personalisht veprimet antiligjore dhe për dëmin kolosal financiar që ka ardhur prej këtyre veprimeve.
Skandalin nuk e ka zbuluar opozita, por Avokatura e Shtetit,e cila e ngriti me shumë të drejtë dhe përgjegjshmëri këtë aferë gjigande.
Humbja e 2 miliardë eurove është një tragjedi me dimensione politiko shoqërore të ngjashme me tragjedinë e vitit 97′.
Kryeministri lodhet kot duke u fshehur.
Të gjithë e dinë që kur të ndodhë kjo tragjedi, kryeministri do të ikë duke i lënë pas zjarrin Shqipërisë, njëlloj si ata që në 97′ pasi i vunë zjarrin ikën nga vendi.
Shqipëria dhe shqiptarët lënguan për vite të tëra pasojat e 97″.
Ndaj kryeministri nuk ka asnjë të drejtë që të heshtë më, sepse Shqipëria nuk është pronë e tij.
Kryeministër kurseja Shqipërisë një 97′ të dytë.