Pasi seanca parlamentare kaotike e kësaj të enjteje u mbyll kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat.
Ajo tha se opozita do të vijojë aksionin e saj ndërsa u shpreh: “Do t’ia nxijmë jetën Ramës, ai nuk do fëmijët e vet”.
“Do t’ia nxijmë jetën. Ai është frikacak. Largohet nga përgjegjësia e families dhe e politikës. Ai s’do me ja dit për fëmijët e vet e po dashka me ja dit për shqiptarët. Ka arrestuar dhe mban në burg 11 kuksianë per atë që kërkoi falje”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së, nënvizoi se sot do duhet të largohej ministri Ditmir Bushati nga salla pasi sipas saj, ai i është përgjigjur sulmit të deputetëve Flamur Noka dhe Klevis Balliu.