Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvillar sot një takim kryebashkiakët e PD, për të diskutuar për vazhdimësinë e aksionit opozitar javën në vazhdim.
Takimi i cili mësohet të ketë zgjatur mbi 60 minuta, është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa në fund kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ripërsërit i qëndrimin se ai nuk do të dalë nga zyra, ndërsa 30 qershorin e cilësoi nul.
I pyetur nëse do të dalë javën e ardhshme nga zyra kur pritet të konstituohet këshilli i ri bashkiak dhe të betohet kryebashkiaku i ri, Rakip Suli, Mziu dha këtë përgjigje: “S’ka asnjë shans”.