Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në oborrin e shtëpisë së babait të një zyrtari të OSHEE në Krujë. Nuk dihen autorët dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje, por sipas policisë nuk ka patur lëndime në njerëz, por vetëm dëme.
Vetë zyrtari i OSHEE ka thënë në polici që nuk kishte konflikte personale, por mund të jetë për shkak të punës. Në shtëpinë ku u hodh tritoli jetonte Xhavit Masha, babai i zyrtarit të OSHEE D. Masha.