Policia e Krujës ka zbuluar 4 mijë rrënjë kanabis dhe i kanë asgjësuar. Është arrestuar Edison Çangu 20 vjeç, banues në fshatin Verion, Krujë.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tij, në fshatin Verion u konstatuan dhe u asgjesuan me anë të djegies rreth 2850 bimë narkotike të dyshuara të llojit Canabis Sativa” informon policia
Ndërsa është shpallur në kërkim I.S. 41 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Arrameras u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies rreth 1150 bimë narkotike të dyshuara të llojit Canabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.