Kronika e një (mos)marrëveshje të paracaktuar! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kronika e një (mos)marrëveshje të paracaktuar!

18:00 | 01/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Emrat e politikanëve që me çdo kusht favorizohen vetëm në prag të zgjedhjeve, kurse gjatë gjithë kohës ata injorohen nga partia amë, është edhe një defekt që përcjell mendësinë politike kosovare. Të ngutesh të nominosh dikënd nga partia jote për kryeministër dhe t’ia imponosh partisë tjetër atë kandidaturë, atëherë po punohet më tepër që marrëveshja të mos arrihet dhe si zakonisht, “fajtor për këtë janë ata që nuk i pranuan kushtet tona”.

Nga Emin Azemi

Isa Mustafa në një intervistë paska thënë se LDK nuk hyn në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje pa kandidaten e saj për kryeministër. Ky qëndrim u bë edhe më i qartë në përgjigjen e tij drejtuar Albin Kurtit, me ç’rast refuzonte ofertën e VV për listë të përbashkët në zgjedhje.
Nëse është e vërtetë kjo, siç ka deklaruar zoti Mustafa, atëherë i bie që LDK qysh tani e ka të përgatitur alibinë për të gjetur ndonjë partner tjetër, i cili do ta pranonte këtë kusht.
Ky është edhe një “rast ideal” që agonia politike e ekonomike në Kosovë të vazhdojë më tutje dhe të riciklohen situata të ngjashme nga e kaluara.

Read more

“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Nëse për një parti politike është më e rëndësishme çështja nominimit të kryeminstrit para se të jenë diskutuar kornizat parimore të koalicionimit (para&pas) zgjedhor, atëherë ata që i mendojnë kështu punët e politikës i japin më shumë rëndësi çështjeve të vockëla partiake, e hiç atyre të përgjithshme.
Pastaj emrat e politikanëve që me çdo kusht favorizohen vetëm në prag të zgjedhjeve, kurse gjatë gjithë kohës ata injorohen nga partia amë, është edhe një defekt që përcjell mendësinë politike kosovare, e cila vuan nga (mos)gatishmëria e flakjes së egoizmit partiak në të mirë të interesit të përgjithshëm…

Sjelljet e tilla dëshmojnë se partizimi i të menduarit (lexo: mendësia partizane) për çështje të veçanta e të vockëla  është mbi objektivizmin  e çështjeve të përbashkëta!
Nuk ka ndodhur askund që bisedimet për ndonjë koalicionim eventual të fillojnë nga bishti, sepse të ngutesh të nominosh dikënd nga partia jote për kryeministër dhe t’ia imponosh partisë tjetër atë kandidaturë, atëherë që në start po merret vesh që këtu nuk është diçka në rregull. Ose, po punohet më tepër që marrëveshja të mos arrihet dhe, si zakonisht, “fajtor për këtë janë ata që nuk i pranuan kushtet tona”.
Vetëm te ne, shqipot ndodhë që “ti duhesh patjetër të pajtohesh me mua, nëse dëshiron të jesh bashkë me mua”.(!)
Megjithatë; ndryshimi në Kosovë mund të bëhet vetëm me fytyra të reja, të pakonsumuara në allashvereshet e akshampazareve.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë binomi i “ndryshimit” dhe “ardhmërisë”.
Formulat tjera janë riciklime të gjendjeve të kaluara, të cilat mund të paketohen si gjoja shpresë e së ardhmes. Por, një e ardhme që s’i shkëput lidhjet e këqija me të kaluarën, është agoni e re e një përgjumjeje kolektive…
VV-LDK duhet të jetë fytyra e re e një Kosove çfarë e duam të gjithë…

Këto dy forca politike asnjëherë nuk kanë qenë më afër një kombinimi për bashkëpunim para dhe paszgjedhor, por bashkëpunimi, sikundër dihet nuk mund të ndodhë, nëse nuk është parimor, transparent dhe i sinqertë. Gjithçka tjetër Kosovën e zhyt edhe më tej në variantet e riciklimit politik, pa ndonjë ide konkrete për kreativitet politik e ekonomik.
Askush nuk do ta besonte se kronika e një (mos)marrëveshje të paracaktuar, do të tingëllonte kaq aktuale sikur të mos e kishte brenda edhe aluzionin markezin.

Etiketa: Albin KurtibashkëpunimEmin AZEMIIsa MustafakronikaKronika e një (mos)marrëveshje të paracaktuar!marrëveshjeparacaktuarparazgjedhorpaszgjedhor

Të Lidhura

“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

nga 27
16:54 | 13/05/2026
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një reagim të gjatë në rrjetet sociale ka deklaruar se në gjyqin...

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

nga 27
16:30 | 13/05/2026
0

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë vendimin e ri për çmimet tavan të karburanteve në vend. Sipas njoftimit...

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

nga 27
15:32 | 13/05/2026
0

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar një tronditje të paprecedentë të furnizimit në...

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

nga 27
15:24 | 13/05/2026
0

Emri i Granit Pepnikaj është rikthyer sërish në vëmendjen e autoriteteve, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me hetimet mbi...

Para
Vrasja e Ravik Gurrës, “Daily Mail”: Alarm edhe për avokatët e tjerë

Vrasja e Ravik Gurrës, "Daily Mail": Alarm edhe për avokatët e tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

“”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –

16:54 | 13/05/2026
Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

16:30 | 13/05/2026
Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

15:32 | 13/05/2026
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

15:24 | 13/05/2026
Po e rishikoj të ardhmen time këtu –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

15:12 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –
  • Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –
  • Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –
  • Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –
  • Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –
  • Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “”Më duhen 200 mijë”, sqarim jo bindës i Metës për mesazhin me biznesmenin –
  • Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com