Ambasadori austriak, Johan Sattler është shprehur se çdo qytetar ka të drejtë të protestojë ndërsa e dënon dhunën e ushtruar gjatë protestës.
Nga qyteti i Patosit, Sattler ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa shprehet se është koha të mendojmë për dialog politik dhe të funksionojë dialogu.
“Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë. E dënojmë dhunën, është koha të mendojmë për dialog politik dhe të funksionojë dialogu. Deklarata e peshkopëve katolikë duhet të inkurajojnë politikanët ta shikojnë këtë deklaratë. Të ndalojnë retorikën e dhunës dhe të urrejtjes sepse urrejtja sjell vetëm urrejtje. Retorika duhet të ndryshoje . Përfaqesuesit ndërkombetarë janë në vend për të ndihmuar por përgjegjësia bie mbi vet drejtuesit e vendit.”- u shpreh ai.
Shame on you Mr. Borchardt