Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman po zhvillon një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Burime zyrtare të LSI-së bëjnë me dije se takimi është duke u zhvilluar në zyrën e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Në qendër të këtij takimi është pikërisht situata politike në Shqipëri dhe ajo se çfarë pritet të ndodhë.