Kriza pas Covid-19/ Aktivistet të shqetësuara: Personat me aftësi të kufizuar janë harruar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza pas Covid-19/ Aktivistet të shqetësuara: Personat me aftësi të kufizuar janë harruar

17:24 | 22/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

Nga Suela Lala dhe Irma Gjinaj

Pandemia Covid-19 është në fazën e saj të dytë. Shqipëria ka filluar hapjen graduale duke ashpërsuar masat ligjore dhe duke zbatuar protokolle të posaçme për të shmangur përhapjen e mëtejshme tё virusit në popullsi.

Por, duket se pergjegjësia kryesore i është lënë ndërgjegjjes së qytetarëve. Ky fakt bën që grupet e riskut të jenë akoma më të ekspozuar ndaj virusit në këtë fazë kaq delikate.

Ashtu si pergjatë fazës së parë të pandemisë, edhe në këtë fazë të dytë, personat me aftësi të kufizuar duket se janë lënë përsëri në harresë.

1. Personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë për mbështetjen e ndihmësve personalё për të kryer aktivitetet e jetës së përditshme si larja, të ushqyerit, lëvizja etj. Nuk ekziston asnjë protokoll apo udhëzim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në lidhje me sjellen e figurës sё ndihmësit personal të personave me aftësi të kufizuar nё kёtё situatё.

Këta persona e gjejnë veten te papërgatitur dhe të pambështetur në përballjen me një shёrbim qё ёshtё i domosdoshёm por mban rrezik infeksioni njёkohёsiht.

2. Ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë, edhe personat me aftësi të kufizuar gjenden përpara vështirësive ekonomike si pasojë e pandemisë. Pajisja e vetë këtyre personave, familjarëve të tyre dhe ndihmësve personalё me mjetet e duhura mbrojtëse, është një vlerë e shtuar buxhetin e shpenzimeve të personave me aftësi te kufizuar dhe familjeve të tyre. Do të ishte e arsyeshme dhe e domosdoshme që qeveria t’u siguronte mjetet mbrojtëse falas këtij grupi risku.

3. Në këtë fazë të dytë të pandemisë, personave me aftësi të kufizuar do t’u duhet të paraqiten personalish pranë zyrave të Postës Shqipëtare për të tërhequr pagesat pёr shkak tё aftёsisё sё kufizuar. Po ashtu, barrierat infrastrukturore që shpesh ndeshen në zyrat e postave dhe rradhët e gjata jashtë tyre e bëjne akoma më te vështirë dhe rrisin akoma më shumë rrezikun e infektimit nga virusi të personave me aftësi të kufizuar ose familjarёt e tyre që në shumicёn e rasteve janё prindёr në moshë të thyer.  Masat lehtësuese të parashikuara për personat e moshës së tretë, të ndëmarra nga qeveria për dërgesën e pensioneve në banesat e të interesuarve, duhet të përfshijnë edhe personat me aftësi të kufizuar.

Grupi i personave me aftësi të kufizuar është njëri prej grupeve të riskut që përbën 6,2 % tё popullsisë ose rreth 184,987 shqiptarë, duket si i lёnë nё harresë edhe këtë herë.

Etiketa: Irma GjinajKriza pas Covid-19PandemiaShqiperiaSuela Lala

Të Lidhura

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

nga 27
17:31 | 04/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale...

Për momentin, jo në krye të axhendës –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

nga 27
17:13 | 04/06/2026
0

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pohoi se zgjerimi i NATO-s duke përfshirë Kosovën nuk është aktualisht në krye të...

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

nga 27
16:57 | 04/06/2026
0

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dolën një një konferencë për shtyp sa...

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

nga 27
16:47 | 04/06/2026
0

Violand Braçellari është autori i ngjarjes së rëndë në fshatin Lozhan të zonës së Maliqit në Korçë. 43-vjeçari ishte i...

Para
Artur Zheji: “Sëmurë? Asgjë për t’u shqetësuar! Po notoj në …”

"Ju këpus në mes dhe s’më rruhet! Ju shtroj në dru dhe..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

17:31 | 04/06/2026
Për momentin, jo në krye të axhendës –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

17:13 | 04/06/2026
“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

16:57 | 04/06/2026
Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

16:47 | 04/06/2026
Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

15:31 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –
  • Për momentin, jo në krye të axhendës –
  • “Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –
  • Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –
  • Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –
  • Për momentin, jo në krye të axhendës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com