Situata e pandemisë në Itali vijon të jetë kritike. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 77.029 persona të infektuar me COVID-19.
Sipas Ministrisë së Brendshme, nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 228 pacientë. Në pavijonet e zakonshme ndodhen 117 pacientë më pak, ndërsa numri i personave në njësitë e kujdesit intensive është rritur.
Norma e pozitivitetit është 11.2%, ndërsa janë shpallur të shëruar 134.009.