Kreta nënshtroi Ditmirin dhe bashkë me të Shqipërinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kreta nënshtroi Ditmirin dhe bashkë me të Shqipërinë

11:10 | 14/11/2017
në Shqiperi
0

Siç shihet paketa e kërkesave nga pala greke është e plotë, profesionale, sulmuese, me qëllimin që të mbrojë ato që ka përfituar deri më sot në kurriz të Shqipërisë. Ndërsa paketa e palës shqiptare janë kërkesa fëminore, të cilat realizohen në bazë të konventave ndërkombëtare për një fqinjësi të mirë.

Nga Arben Llalla

Prej ditës së enjte në darkë e deri të dielën në drekë, ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati me shpurën e tij profesionale dhe jo të këtillë biseduan me ministrin e jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias dhe ekipin e tij. Ditmir Bushati dhe kabineti që e shoqëronte nxituan të bëjnë sa më shumë fotografi për t’ju treguar miqve të tyre që i ndiqnin nga internetit se ndodheshin në ishullin e Kretës. Rolin kryesor në grupin shqiptar të punës e kishte grekja Artemis Dralo, e cila ka pak kohë që mban postin e zëvendësministres së jashtme duke zëvendësuar ish-zëvendësministrin e jashtëm Halil Hyseni me origjinë nga Çamëria. Ironia e fillimit të këtij takimi ishte se qeveria Rama 2 dhe Bushati kanë zgjedhur një greke për të mbrojtur çështjet shqiptare mbetur pezull përballë Greqisë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Pala greke nga ana e saj tregoi si përherë profesionalizëm duke mos u marrë me fotoçasti, por publikoi vetëm disa foto jozyrtare të shefit të tyre, Nikos Kotzias, ndërsa të tjerat mbetën të panjohura për mediat.

Ekipi i Ditmir Bushatit në Kretë

Çështjet që do parashtronin përfaqësuesit e dy qeverive ishin për Greqinë: 1. Ndërtimin e 5 varrezave të mëdha me rreth 8 mijë varre bosh të ushtarëve grekë vrarë në luftën italo-greke 1940-1941, 2. Zgjidhja e kufirit detar, ku në pjesën shqiptare flenë rreth 450 miliardë euro rezerva nafte dhe gazi, 3. Njohja e disa zonave të reja për pakicën greke si në Himarë dhe Korçë. 4. Funksionimin në gjuhën greke të insitucioneve shtetërore në jugun e Shqipërisë në Sarandë, Gjirokastër, Himarë, Përmet dhe Korçë, pra vija e Veriut të Epirit, projekti i Mega Idesë së Joanin Koletit që më 1843, 5. Një dokument zyrtar nga ana e Shqipërisë që Çështja Çame është çështje e mbyllur, pra nuk ekziston. 6. Heqja nga tekstet shkollore e Çështjes Çame, e masakrave që ka kryer ushtria greke në Shqipëri më 1913, 1914, 1923, 1940, 1949.

Pala shqiptare parashtroi kërkesat: 1. Njohja e vulës apostolike. 2. Njohja e lejeve të drejtimit të automjeteve (Maqedonia dhe Shqipëria këto marrëveshje i kanë realizuar qysh në vitin 2004, mendoni sa të prapambetura i kemi marrëdhëniet greko-shqiptare) 3. Rishikimin i shenjave kufitare tokësore dhe detare. 4. Çështjen e pronave të shqiptarëve në Greqi. 5. Hapja e qendrave për të votuar emigrantët shqiptarë.

Siç shihet paketa e kërkesave nga pala greke është e plotë, profesionale, sulmuese, me qëllimin që të mbrojë ato që ka përfituar deri më sot në kurriz të Shqipërisë. Ndërsa paketa e palës shqiptare janë kërkesa fëminore, të cilat realizohen në bazë të konventave ndërkombëtare për një fqinjësi të mirë. Të kërkosh qendra votimi për emigrantët do të thotë se e ke mendjen vetëm si të mbash pushtetin. Bie në sy mungesa e ndonjë kërkesë nga pala shqiptare për Çështjen Çame apo fjalën “çam”.

Është mëse logjike që këto nuk mund t’i parashtronte Ditmir Bushati dhe grekja që pati zgjedhur Rama, Artemis Dralo.

Janis Stefanaqis i dhuron Bushatit simbolin e qytetit

Pas dy ditësh bisedimesh Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias dolën dhe takuan kryetarin e komunës Janis Stefanaqis, i cili kishte sjellë me vete me sazet muzikore për të festuar marrëveshjen e arritur, e cila ende nuk është bërë e njohur për publikun e gjerë. Në valle e sipër kryetari i komunës Stefanaqis i bëri disa dhurata Ditmir Bushatit, i cili tashmë në përtej kufirit thirret Dhimitris.

Në bazë të disa informacioneve kofidenciale flitet se u arritën marrëveshjet: 1. Ndërtimin e varrezave greke rreth 8 mijë varre.  2. Zyrtarizimi i gjuhës greke në Dropull afër Gjirokastrës. 3. Rishikimi me ekspertë të huaj i kufirit detar. 4. Njohja e vulës apostolike. 5. Lejet e drejtimit të automjeteve. 6. Heqjea e fjalës “Çamëria” dhe “çam” nga librat shkollorë dhe historikë që botohen nga buxheti shtetëror i Shqipërisë.

Të hënën Kotzias dhe Bushati do të udhëtojnë për në Bruksel dhe për t’i njohur me marrëveshjen e nënshkruar dhe takimi i radhës do të mbahet në Shqipëri.

Shihet që Çështja Çame dhe pronat e shqiptarëve nuk u diskutua fare. Pala greke ushtroi presion që fjala “çam” dhe “Çamëri” mos të zihej në gojë.

Zona, ku u zhvilluan bisedimet dhe hoteli, ku qëndruan përfaqësuesit e dy qeverive njihen si vende ku vizitohen shpeshherë nga Presidenti i Greqisë, figura të larta greke dhe të huaja, pasi njihet si vendlindja e Zeusit. Ministri i Jashtëm i Greqisë në nëntor 2015 ka nënshkruar një marrëveshje me kryetarin e komunës Janis Stefanaqis që të sjellë atje delegacionet e huaja, me qëllim që ky vend të njihet botërisht dhe të fitojë çertifikatën si vendi që bën pjesë në 10 vendet më të veçanta të botës së lashtë.

Ekipi i palës shqiptare i përfaqësuar nga Ditmir Bushati dhe grekja Artemis Drilo u kthyen në Tiranë me një avion çarter të qeverisë greke.

Takimi i Kretës nuk prodhoi asnjë përparim në marrëdhëniet greko-shqiptare, por ai prodhoi shumë dashuri midis Bushatit dhe Kotzias. Kreta prodhoi sërish nënshtrim të historisë shqiptare duke mohuar Çamërinë e shumë vlera të tjera të kombit shqiptar, kurse gjuha greke po njeh zhvillim në vendin e shqipeve së bashku me ushtrinë e vdekur greke të 1940. Edhe njëherë shqiptarët patën rastin të shohin se sa politikanë të dobët dërgojmë në përballjet diplomatike me vendet që historia ka treguar se i kemi armiq tradicionalë.

P.S Nikos Kotzias ka shprehur dëshirën që të jetë kumbari i pagëzimit të vajzës së Ditmir Bushatit. Kjo është një traditë greke me funksionarët e lartë të shtetit shqiptar. Janë me dhjetëra deputetë, ministra shqiptarë që fëmijët e tyre i kanë pagëzuar nga grekët në Kishat Ortodokse të Greqisë, pavarësisht se këta shqiptarë tradicionalisht i përkasin besimit islam.

Etiketa: arben llallaArtemis DraloÇështjen ÇameDitmir BushatiHalil HyseniKreta nënshtroi Ditmirin dhe bashkë me të ShqipërinëNikos Kotzias

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Lushnje, babai tenton të vrasë me thikë djalin e bashkëshorten

Lushnje, babai tenton të vrasë me thikë djalin e bashkëshorten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com