Në një shënim të shkurtër, Kreshnik Spahiu nuk e ka fshehur zhgënjimin për praninë dhe sjelljen e Albin Kurtit në Kongresin socialist. Ja çfarë thotë njeriu që dikur bashkëpunonte me Kurtin për bashkimin e trojeve:
“Sot isha me shumë fat që m’u prish televizori!
Falë Zotit nuk e përjetova orgjinë që një “nacionalist” të martohet me një komunist. Nuk e përcolla dot braktisjen e patriotizmit drejt nacional-komunizmit.
Albini dhe Edi Rama shpallën aleancën e majta shqiptare, duke braktisur filozofinë e nacionalizmit modern dhe duke hedhur pas krahëve mijëra vite luftë, mijëra të vrarë, lumenj gjaku prej ideologjisë së majtë sllave dhe socializmit 70 vjeçar.
Thjesht isha me fat që nuk e pash me sytë e mi.
Oligarkia e atyre që po blejnë pozitën dhe opozitën kosovare sot rregjistroi instalimin e anti-amerikanizmit apo nacional-komunizmit edhe në Prishtinë. Sa trishtuese, sa zhgënjim…”