KQZ në Kosovë: Votuesve nuk do t’iu kërkohet dëshmia e vaksinimit, masa për komisionerë e vëzhgues – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KQZ në Kosovë: Votuesve nuk do t’iu kërkohet dëshmia e vaksinimit, masa për komisionerë e vëzhgues

10:58 | 02/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Votuesve, të cilët do të shkojnë për të votuar në ditën e zgjedhjeve, nuk do t’iu kërkohet të dëshmojnë se janë të vaksinuar, por kjo nuk do të vlejë për komisionerët dhe vëzhguesit, e për të cilët masat janë më rigoroze.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se cilat janë masat të cilat duhet të zbatohen nga votuesit në mënyrë që të kujdesën për mospërhapjen e Covid-19.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të kërkojë nga votuesit që të dëshmojnë se janë të vaksinuar apo se kanë rezultuar negativ në testin për Covid-19. Nga votuesit, KQZ kërkon zbatimin e masave që tashmë janë të njohura. Këto masa, të cilat kanë ardhur si rekomandime dhe këshilla nga institucionet shëndetësore, janë miratuar nga KQZ-ja në udhëzimin për masat që duhet të zbatohen nga votuesit dhe stafi zgjedhor në ditën e zgjedhjeve. Sipas udhëzimit të KQZ-së, votuesit duhet të mbajnë distancën fizike 2m gjatë kohës sa janë duke qëndruar në hyrje të qendrës së votimit apo vendvotimit. Gjithashtu, votuesit duhet të mbajnë maskën mbrojtëse gjatë gjithë kohës, me përjashtim kur duhet të identifikohen nga anëtari i këshillit të vendvotimit. Në vendvotim do të vendosen edhe dezinfektuesit, të cilët do t’i shërbejnë votuesve për t’i dezinfektuar duart në hyrje dhe dalje të vendvotimit”, tha Elezi.

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Ndryshe nga votuesit, stafit zgjedhor që do të angazhohet dhe vëzhguesve të subjekteve politike do t’i kërkohet të ofrojnë dëshmi se janë të vaksinuar me njërën nga dozat e vaksinës apo se kanë rezultuar negativ në testin për Covid-19.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një shkresë të veçantë subjekteve politike të cilat janë certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale 2021. Përmes kësaj shkrese, subjektet politike janë njoftuar se masat e miratuara nga Qeveria e Kosovës, janë të detyrueshme edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Prandaj, kemi kërkuar nga subjektet politike që të inkurajojnë të gjithë të nominuarit e tyre, qoftë si staf zgjedhor apo si vëzhgues, që të respektojnë këto masa. Nga anëtarët e këshillave të vendvotimit dhe nga vëzhguesit, do të kërkohet që të dëshmojnë se kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës apo ta kenë me vete ndonjërin nga testet për Covid-19”, tha Elezi.

Anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit (komisionerëve) dhe vëzhguesve do të kërkohet që ta posedojnë të paktën njërin nga këto dokumente: certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër Covid-19; testin PCR negative për Covid-19 jo më i vjetër se 72 orë; dëshminë se personi e ka kaluar Covid-19, testin PCR pozitiv, i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë, ose rezultat i testit pozitiv të antitrupave serologjik IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; apo testin e shpejtë antigjen negative jo më i vjetër se 48 orë./Express

Etiketa: kosovekqz

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Nuk është një fund i tmerrshëm, por tmerr pa fund/ 4 të vdekur dhe 119 të infektuar

Paralajmëron Tomini: Nëse përshkallëzohet situata, hapim spitalet rajonale

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com