KPA kërkon vlerësim për aftësitë profesionale të gjyqtares së Kavajës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KPA kërkon vlerësim për aftësitë profesionale të gjyqtares së Kavajës

19:58 | 22/09/2022
në Uncategorized
0

Ish-gjyqtarja e Kavajës Entela Shedula, e cila u shkakrkua dy vite më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duket se ka akoma një shpresë për t’u rikthyer në radhët e gjyqësorit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur që ish-gjyqtarja e Kavajës të rivlerësohet për kriteret e kontrollit të figurës dhe vlerësimit të aftësive personale. KPK njoftoi vendimin në 4 qershor 2020, pasi konstatoi mungesë burimesh për justifikimin e pasurisë për gjyqtaren Shedula.

Por me vendimin e kësaj të enjteje, 22 shtator 2022, Kolegji i Posaçëm i Apelimit urdhëron KPK-në të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Entela Shedula, edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive profesionale.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.34/2020, datë 10.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit znj. Entela Shedula. Të urdhërojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Entela Shedula, edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive profesionale”, thuhet në vendim. 

Entela Shedula, u shkarkua nga KPK më 4 qershor pasi u konkludua se kishte mungesë të burimeve financiare për ndërtimin e një vile tre katëshe dhe blerjen e një autoveture. Po ashtu, u konstatuan deklarime të pasakta e të pamjaftueshme për të ardhurat dhe për pasuritë. Shedulës nuk iu gjetën probleme në kriterin e profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës. Në seancën parardhëse më 14 shtator, KPA pranoi si prova të reja dy vendime gjykate që detyronin kompanitë ku kishte punuar bashkëshorti që të paguanin sigurimet shoqërore dhe tatimet mbi të ardhurat. Ashtu si gjatë parashtrimeve, edhe në konkluzionet përfundimtare, Shedula pranoi se kreditë e marra për ndërtim të një shtëpie tre katëshe ishin shënuar për qëllim biznesi, por ajo ritheksoi se në deklarimet vjetore, si dhe gjatë hetimit administrativ, e kishte bërë të qartë se ato ishin përdorur për ndërtimin e shtëpisë. Ajo sqaroi se arsyeja përse ishin shënuar për qëllim biznesi, ishte pasi në atë periudhë fondi “Besa” nuk jepte kredi për ndërtim banese, por vetëm për aktivitet tregtar.

Etiketa: KPAKPK

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
U gjet i groposur në Greqi, zbulohet kontakti i fundit i shqiptarit me familjen

U gjet i groposur në Greqi, zbulohet kontakti i fundit i shqiptarit me familjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com