Ish-ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias deklaroi sot se disa diplomat grekë janë përfshirë në trafikim organesh, duke lëshuar ilegalisht viza për fëmijë të pashoqëruar, shkruan gazeta turke “Daily Sabah”.
Duke folur në një konferencë, Kotzias u shpreh se i reherohej hetimit të disa diplomatëve nga prokurorët, duke shtuar se janë momentalisht 93 çështje që impikojnë zyrtarët në lëshimin e vizave ilegale për emigrantët e mitur të pashoqëruar.
Sipas Kotzias, disa prej diplomatëve të akuzuar ishin gjetur fajtorë dhe tashmë po vuajnë dënimin nëpër burgje. Ish-ministri tha se lëshimi i vizave për fëmijët e pashoqëruar nga prindërit ishte i barazvlefshëm me trafikimin e organeve.
“Ju e dini se çfarë do të thotë lëshim vizash për fëmijë të pashoqëruar? Do të thotë trafikim organesh. Vetëm fakti se unë shpëtova disa jetë do (të më lejojë mua) të fle në paqe”- u shpreh ai.
Kotzias dha dorëheqjen nga posti në tetor.
Nuk dihet se të çfarë kombësie janë fëmijët e pashoqëruar, por Greqia prej dekadash ka qenë vend i lakmuar për emigrantë nga vendet e Ballkanit, veçanërisht nga fqinji verior, Shqipëria është bërë strehë dhe vend kalimi, për qindra mijëra refugjatë lufte nga Siria, Afganistani, apo vende të tjera në konflikt.