Kosovën e kemi ndarë qëmoti… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovën e kemi ndarë qëmoti…

12:11 | 01/08/2018
në Uncategorized
0

Nga Ndue Ukaj

Kosovën e kemi ndarë qëmoti. Me muret e larta dhe të pakalueshme që i kemi vu mes nesh; ato mure të urrejtës dhe të mos durimit, që na kanë penguar të shohim përtej vetvetes, dhe, ta duam vendin, njerëzit e tij, dhe të punojmë për të ardhmen e përbashkët të tij.

Ka ndarje të ndryshme të shteteve, copëtim të tyre, thyerje, pushtim, por, historia tregon se, ndarja më e dhimbshme dhe ndoshta e pariparueshme për një komb është, kur ai fragmentohet, ndahet kulturalisht, shpirtërisht dhe politikisht.
Ne jemi fragmentuar, por nuk duam ta pranojmë dhe shtiremi. Pikërisht si pasojë e këtij mjedisi të ndotur moralisht, sot Kosova nuk ka një ide për të ardhmen. Ajo vërtitet e trullosur, në një mjedis të ndotur politikisht dhe moralisht.
Kjo ka shkaktuar një thyerje të brendshme, dhe, në një vend të vogël, me një popullsi sa të një qyteti të Europës, përditë dëgjon kukama, lajme negative, thashetheme dhe mbillet me tonelata urrejtje, mos durim, propagandë. Ata që e kanë lexuar romanin “Viti i mbrapshtë” të Ismail Kadaresë, përmes tij, lehtësisht mund t’i lexojnë shenjat e Kosovës së sotme.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kosovën e kemi ndarë, sepse i kemi dëmtuar rëndë raportet tona me miqtë perëndimorë, pa të cilët, nuk do të kishim as liri dhe as pavarësi.

Pa dyshim, këtë e kanë bërë batakçinjtë dhe të paaftët e shumtë që kanë vërshuar në politikë dhe kanë marrë vendime për vendin dhe njerëzit e tij, por këtë thyerje, e kanë ndihmuar edhe të gjithë ata që u kanë duartrokitë atyre. Të tillët janë të shumtë dhe të strukur kudo, në institucione të politikës dhe të jopolitikës.

Kosovën e kemi ndarë, sepse e kemi përqendruar diplomacinë në duar të njerëzve të paaftë, të cilët, kur flasin për diplomaci- për këtë art të politikës- kukurisin dhe nuk mund të thonë asgjë. Po, ata dinë të bëhen hipokritë. Këtë zeje e kanë zhvilluar mjeshtërisht, por politika esenciale nuk lidhet me broçkulla dhe hipokrizi.

Kosovën e kemi ndarë, sepse që disa vite, kemi bërë “politikë” thashethemesh, si lojëra kalamajsh, sa për t’ia kënaqur sedrën njëri- tjetrit. Për pak lavdi e konsum ditor të brendshme, ose, për një lajm dhe një fotografi në Facebook.
Kosovën e kemi ndarë, për shkak të çoroditjes së brendshme dhe mos guximit për të abortuar të keqen brenda nesh, duke mos reaguar dhe refuzuar politikisht dhe kulturalisht.

Ka vite prej kur, Kosova e ka harruar kulturën e refuzimit estetik dhe politik, për të cilën na pati mësuar Ibrahim Rugova, dhe, ka kapërdirë gjithçka që i është ofruar, vetëm për qefin e dikujt dhe që dikujt t’i shkojë kungulli mbi ujë.
Po ashtu, Kosovën e kemi ndarë, sepse e kemi lënë të shkretë. Të pazhvilluar. Përditë e kemi dëmtuar fotografinë e saj dhe e kemi bërë shumë të zymtë.

Kosova sot është e dëmtuar dhe duket ngjashëm me njeriun me aftësi të kufizuara. Po, vendi ynë është me aftësi të kufizuara për të bërë politikë kreative, sepse në ballë ka njerëz që më shumë kujdesën t’i stërvitin muskujt sesa mendjen. Në fakt, ka vite prej kur vendi ynë nuk ka bërë politikë, por ka qenë zgjatim i politikave të dikujt tjetër, më së shumi të tiranit të Stambollit.

Politika është dije, është mjeshtëri, dhe, para së gjithash lidhet me kulturën. E këto cilës, kjo klasë politike, i ka me deficit të madh.
Njerëzit e ditur, thoshin: Nuk ka politikë, ka kulturë.
Sot, kulturë nuk ka, politikë sa për t’i kënaqë mëhallët tona, po.
Dhe të besosh se me këtë kastë politke, vendi ynë mund të zhvillohet dhe ecë përpara, është njësoj si të besosh se, njeriu me paterica mund ta sfidojë në garë një atlet të stërvitur mirë.

Etiketa: diplomaciKosovakulturëndue ukajpolitikë

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Admirali amerikan: NATO e gatshme të mbrojë Kosovën (Film)

Admirali amerikan: NATO e gatshme të mbrojë Kosovën (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com