Kosovë, kur demokracia funksionon – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosovë, kur demokracia funksionon

13:04 | 11/02/2021
në Kryesore
0

Read more

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

Nga Agron Sulshabanaj

Motra dhe vëllezër kosovarë!
Më datë 14.02.2021 ju i drejtoheni kutisë së votimit për të zgjedhur në mënyrë të lirë përfaqësuesit tuaj në parlament, e mandej qeverinë dhe presidentin.
Shteti më i ri në Evropë, me hallet dhe dertet e mëdha, që nga lufta e pasojat e saj, tek sfidat e sotme, keni kaluar disa herë zgjedhje, ku në çdo rast ka funksionuar perfekt demokracia, duke u bërë shembull model në rajon dhe leksion demokracie për ne këtej kufirit, por fatkeqësisht politika jonë këtë leksion e përvetëson vetëm kur ju votoni. Si ndjekës i mirë i tërë historisë tuaj/tonë dhe i politikës andej/këndej, kënaqem kur shikoj kandidatët për kryeministër dhe mënyrën se si ata shpalosin platformat, vecanërisht gjuhën me kundërshtarin politik. Nuk ju funksionon fabrika e lloçit.
Albin Kurti, energjik, i shkolluar, këmbëngulës, me goxha mbështetje në popull, mbështetje të cilën më së shumti ia kanë dhuruar gabimet e kundërshtarëve.
Avdulla Hoti, i qetë, i shkolluar mirë, i besueshëm, me një mbështjetje më shumë historike.
Ever Hoxhaj, profesor me shumë dritëhije, jo të gjitha të atij sesa të forcës që përfaqeson.
Fatmir Limaj, simpatik politik.
E kënaqësia më shtohet kur shikoj dy kandidatët për president (që përkojnë me vakancën post-Thaçi).
Vjosa Osmani, një grua që përfaqëson cilësitë e mira të femrës shqiptare në politikë…, por ende fsheh keqardhjen që për momentin nuk është në LDK.
Ramush Haradinaj, përfaqëson modelin e shqiptarit në çdo dimension, në këtë model e zbukuron thjeshtësia dhe rrugëtimi i tij.
Motra dhe vëllezër! Është leksion demokracie, që ju më datën 6 tetor 2019 zhvilloni zgjedhje, në shkurt 2020 formoni qeverinë “Kurti”, dhe vetë qeveria kërkon mocion, shkarkon veten, krijoni qeverinë “Hoti”, në kufijtë minimalë të votëbesimit për probleme kushtetuese, i drejtoheni gjykatës, ajo vendos…, ju i bindeni të gjithë dhe më 14 shkurt shkoni në zgjedhje….
Model! Ju lumtë! Faleminderit!
Më ka ngelur në mendje, seanca plenare e datës 25.03.2020 e Kuvendit të Kosovës. Është leksion për studentët e drejtësisë dhe më gjerë për nga tërësia e saj procedurialo-politike, e kujtoj atë ditë izolimi në pandemi rolin e Anton Qunit, i cili deri në momentin e fundit të votimit nuk u dorëzua, bëri gjithçka që mocioni të rrëzohej.
Jam i befasuar pozitivisht, që edhe pse me klasë të re politike, e edhe pse me disa vese që ne nga Tirana natën jua kemi sjellë, ju përsëri jeni bërë model i demokracisë, e posaçërisht për tërësinë e procesit zgjedhor, deri në njohjen e rezultatit, jepni një leksion të shkëlqyer të respektimit me rigorozitet të standardeve më të mira demokratike. Befasia ime nuk vjen se ju keni bërë, apo bëni ndonjë gjë të madhe, pasi demokracia funksionon kur respektohen rregullat e saj, por për fatin tonë të keq, këtej, kjo nuk ndodh, edhe pse ne rilindëm në 90’.
Motra dhe vëllezër!
Është nderim dhe kënaqësia më e madhe që merr njeriu (intelektuali, politikani), zgjedhja nga populli për t’i shërbyer atij.
Zoti ju bekoftë dhe suksese të gjithëve!
Krijofshi imunitet nga veset tona!
Faleminderit për këtë leksion model demokracie që jepni në rajon edhe më gjerë.
Kam bindjen, dhe ju lutem mos na zhgënjeni, se më 15.02.2021, do të braktisni llogoret tuaja politike, e do të jeni të gjithë bashkë në shërbim të “Hirushes” Kosovë. Suksese!
Miqësisht nga Tirana,
Av. Agron Sulshabanaj

Etiketa: Agron SulshabanajdemokraciaKozovaTiranazgjedhjet e 14 shkurtit

Të Lidhura

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

nga 27
09:48 | 04/02/2026
0

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave....

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

nga 27
09:18 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet në debatin me gjyqtarët lidhur me kërkesën për rritjen e pagave, duke i akuzuar...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
09:00 | 04/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me...

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

nga 27
08:16 | 04/02/2026
0

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon kursime 1000...

Para
Berat/ Policia arreston dy persona që ishin në kërkim prej kohësh

12 vjeçarja u vra aksidentalisht nga vëllai, policia arreston xhaxhain që kishte armën e gjahut

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026
Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

09:18 | 04/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

09:00 | 04/02/2026
50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

08:16 | 04/02/2026
Dita e rinisë festohet pa të rinj! Në 13 vite u tkurren me 45% nga emigracioni i lartë –

Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –

08:02 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –
  • Shqipëria pëson humbjen më të madhe të rinisë, pothuaj një qytet me brezin e ri zhduket çdo vit –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com