Në çdo sfidë që përfaqësuesja e Kosovës luan është e pamundur të mos vësh re një baner që shkruhet: “Kosova, zemra e FIFA-s”.
Kjo banderolë është pikasur nga gazetari britanik, James Monteg, i cili raporton për çdo ngjarje të ekipit kosovar që prej pranimit të saj nga Uefa dhe FIFA.
Pak para fillimit të ndeshjes, gazetari britanik shkruan në twitter: “Kosovë-Turqi fillon pas pak minutash në Shkodër, Shqipëri. Stadiumi “Loro Boriçi” është ndoshta i vetmi në botë të ketë parulla pro FIFA-s”, shkruante Monteg.