Kosova sot proteston kundër fituesit “Nobel”, adhurues i Millosheviçit

Duhet të lëçisni

Po rregullonte depozitën, 54-vjeçarja bie nga taraca e pallatit në Tiranë

Një person ka rënë nga një lartësi në zonën e Ali Demit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetësja, M.XH., 54-vjeçe ka qënë duke...

“Jemi të fortë e besimplotë që sërish në Kuvendin e Shqipërisë të kemi grupin tonë parlamentar, zërin tonë.” (film)

Çeli sot siparin “Java Çame”, një seri aktivitetesh kushtuar 30 vjetorit të themelimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”. E krijuar në janar të vitit 1991, kjo shoqatë...

Shoqata “Çamëria” 30 vjeç/ Shpëtim Idrizi: #Çam Jam është thirrja e gjakut, prandaj nuk na fshijnë dot (film)

Unë jam rritur si çam. Qysh kur kam ardhur në këtë botë isha “lindi çami”, u rrita si “çami”, vazhdoj të mbetem “çami”. Si unë...

Agjencia Europiane e Ushqimit merr vendimin: Krimbat janë burim i sigurt ushqimi për njerëzit

Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore në një vendim të marrë ditën e sotme ka aprovuar krimbat si burim të sigurt ushqimi për njerëzit. Shkencëtari Ermolaos...
Sot në Prishtinë është paralajmëruar që të mbahet një protestë. Konkretisht protestuesit janë ftuar që të mblidhen para Ambasadës së Suedisë në Kosovë.  Qëllimi i kësaj proteste është kundërshtimi i vendimit të Akademisë Suedeze për t’ia dhënë Çmimin Nobel për Letërsi, shkrimtarit austriak, Peter Handke. Handke është i njohur për përkrahjen që i ka dhënë ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq.

Akademia Suedeze e Shkencave sivjet shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Ndarja e Nobelit për Handke u cilësua vendim skandaloz nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës por edhe nga njohës të letërsisë botërore.

Madje, sot në Prishtinë prej orës 11:00 pritet të mbahet protestë para Ambasadës së Suedisë, duke kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi 2019.

Anulimin e vendimit të Akademisë Suedeze e ka kërkuar edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si “akt mirëkuptimi e solidariteti me të gjithë popujt e botës që luftojnë për liri dhe vlera demokratike”.

Në letrën e ASHAK-ut thuhet se Handke është një eksponent i shquar i ideve fashiste të nënshtrimit dhe robërimit të popujve dhe mbështetës i pasionuar i Milosheviqit dhe i luftërave të tij gjenocidale në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën.

Gjithashtu,  ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovë, Behgjet Pacoli ka thënë se është i tronditur nga vendimi i Komitetit të Nobel-it.

Ai ka shkruar se është veprim i turpshëm që shkon kundër vlerave të çmimit Nobel.

Reagime ka pasur edhe nga Shqipëria, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk do të besonte kurrë se Komiteti i Nobel-it, do të bënte diçka kaq të turpshme.

“Kurrë nuk do të mendoja që do të më bënte me vjellë çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës ku jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë një autoritet moral si Akademia Nobel ku turpëria është vulosur si një vlerë e re. Jo nuk mund të bëhemi kaq tolerant ndaj racizmit dhe gjenocidit”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Twitter.

Për ndarjen e Nobelit për Letërsi 2019, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit, vendimi i Nobel ka sjell dhimbje të pamasë te viktimat e panumërta.

Ndërkaq, Komiteti 18-anëtarësh, përgjegjës për zgjedhjen e laureatëve të çmimit të madh letrar, është i prerë në vendimin e tij. “Nobeli” nuk tërhiqet. E kjo vlen edhe për rastin e Peter Handkes, që të enjten u shpall fitues.

Kurse,  Mikael Östlund, menaxher i Marrëdhënieve me Publikun në fondacionin “Nobel”, ka thënë se Fondacioni nuk përzihet në punën e institucioneve të pavarura si Komiteti e nuk i komenton përzgjedhjet e laureatëve të “Nobelit”. Por as që mund të bëhet fjalë për tërheqjen e çmimit.

“Fondacioni ‘Nobel’ asnjëherë nuk komenton mbi përzgjedhjet e institucioneve të pavarura mbi laureatët e çmimit ‘Nobel’”, ka thënë ai.

Pyetjes nëse Komiteti i “Nobelit” mund të rishqyrtojë çmimin e Handkes, ai i është përgjigjur duke thënë se statutet e fondacionit “Nobel” nuk e parashohin një gjë të tillë.

“Statutet e Fondacionit ‘Nobel’ nuk përmendin një mundësi të tillë. Asnjë prej komiteteve të ndarjes së çmimeve në Stockholm apo Oslo nuk e ka konsideruar ndonjëherë revokimin e çmimit të dhënë”, ka thënë Östlund të premten në përgjigjet me shkrim.

Pas shumë reagimeve që erdhën, foli dhe Akademia Suedeze. Sekretari i përhershëm i saj, Mats Malm, tha për Neë York Times se komiteti i bën përzgjedhjet mbi baza letrare dhe estetike dhe se “nuk është mandati i akademisë të balancojë cilësinë letrare kundrejt konsideratave politike”.

Ndryshe, Handke, bashkë me autoren polake Olga Tokarczuk janë fitues të Çmimit Nobel për Letërsi.

Çmimi Nobel për Letërsi sivjet u nda për dy vite, pasi vitin e kaluar është anuluar për shkak të një skandali seksual.

Handke, 76-vjeç, siç është thënë është shpërblyer “për punën me ndikim në eksplorimin e specifikës së përvojës njerëzore”.

Nobeli i vitit të kaluar u ndalua, për herë të parë që nga viti 1949, pasi Akademia Suedeze, institucion që zgjedh fituesit, u godit nga një skandal seksual i pahijshëm, pasi bashkëshorti i një anëtareje ishte dënuar për përdhunim.

Shkrimtari britanik Kazuo Ishiguro ishte fituesi i fundit, në vitin 2017. Këtë javë, u ndanë edhe çmimet për mjekësi, fizikë dhe kimi, ndërsa të premten do të ndahet Nobeli për Paqe.

/Monitor.al/

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Po rregullonte depozitën, 54-vjeçarja bie nga taraca e pallatit në Tiranë

Një person ka rënë nga një lartësi në zonën e Ali Demit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetësja, M.XH., 54-vjeçe ka qënë duke...

“Jemi të fortë e besimplotë që sërish në Kuvendin e Shqipërisë të kemi grupin tonë parlamentar, zërin tonë.” (film)

Çeli sot siparin “Java Çame”, një seri aktivitetesh kushtuar 30 vjetorit të themelimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”. E krijuar në janar të vitit 1991, kjo shoqatë...

Shoqata “Çamëria” 30 vjeç/ Shpëtim Idrizi: #Çam Jam është thirrja e gjakut, prandaj nuk na fshijnë dot (film)

Unë jam rritur si çam. Qysh kur kam ardhur në këtë botë isha “lindi çami”, u rrita si “çami”, vazhdoj të mbetem “çami”. Si unë...

Agjencia Europiane e Ushqimit merr vendimin: Krimbat janë burim i sigurt ushqimi për njerëzit

Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore në një vendim të marrë ditën e sotme ka aprovuar krimbat si burim të sigurt ushqimi për njerëzit. Shkencëtari Ermolaos...

30-vjetori i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, përkujtimore e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë (film)

Sot po mbahet 30-vjetori i Shoqatës “Çamëria”. Ky përvjetor përkujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe rikthimin e të drejtave të tyre të mohuara. Lajmin...