Kosova shpall “non grata” një rus të UNMIK-ut, bënte presion mbi serbët e veriut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova shpall “non grata” një rus të UNMIK-ut, bënte presion mbi serbët e veriut

17:06 | 31/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Një zyrtar ndërkombëtar, brenda UNMIK-ut, me inicialet P.T. ka bërë të ditur se zyrtari rus i UNMIK-ut, Andrey Nikolaevich Antonov, sot u shpall “persona non grata” nga Republika e Kosovës. Ai ka qenë i ngarkuar me punë në degën e UNMIK-ut në Mitrovicën Veriore dhe po ushtronte presion mbi strukturat politike serbe për të ndërmarrë veprime radikale.

“Që moti Antonov ka raporte shumë të mira me strukturat serbe në veri të Kosovës, mirëpo kohën e fundit ai ishte duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm mbi strukturat politike serbe në komunat me shumicë serbe”, ka thënë zyrtari ndërkombëtar P.T. brenda administratës së UNMIK-ut. Ai, ka shtuar se Antonov, në të kaluarën ka punuar si zyrtar policor.

Ai më tej ka vazhduar se, “aq presion të madh ka ushtruar, sa për këtë serbët e kanë lajmëruar edhe Petar Petkoviqin dhe presidentin serb Vuçiqin”.

Read more

Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht –

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari –

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

Antonov, sipas këtij zyrtari ndërkombëtar në UNMIK, ka qenë i angazhuar edhe në zmadhimin e elementit prorus në bllokadat që ishin bërë në veri në shtatorin e këtij viti, kur serbët po kundërshtonin masat e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me targa.

“Antonov ka pasur kontratë me UNMIK-un deri në qershor te vitit 2022, dhe UNMIK dy herë ka pranuar vërejtje për veprimet e tij në Mitrovicë”, ka thënë zyrtari ndërkombëtar.

MPJD e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në njoftim për publikun kishte thënë se “Sot, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur persona non-grata një zyrtar rus të UNMIK-ut me zyrë në Prishtinë. Kosova qëndron me aleatët e saj për të vepruar kundër veprimeve të dëmshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe rendin kushtetues”.

Andrey Nikolaevich Antonov, është zyrtari i dytë rus i UNMIK-ut që shpallet “persona non grata”. I pari ishte Mikhail Krasnoshchekov, i cili pas përpjekjes për ta ndaluar një aksion policor të Kosovës, ishte dëbuar nga Kosova.

Krasnoshchekov, në maj të vitit 2019, me automjet të UNMIK-ut ishte përpjekur që t’ia bllokonte rrugën Policisë së Kosovës gjersa ata ishin në zbatim të ligjit në një aksion për arrestimin e disa prej serbëve që po merreshin me krim të organizuar. Madje, në automjetin e tij ishte gjetur edhe sharra motorike, me të cilën ishin prerë drurë për t’i bllokuar rrugët.

Në rrugët e Prishtinës, shoqëria civile në shenjë proteste ndaj UNMIK-ut, kishte shkruar parullat “UNMIK RUSMIK”.

Etiketa: Kosovanon grataRusiUNMIK

Të Lidhura

Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht –

Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht –

nga 27
11:25 | 11/04/2026
0

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka vlerësuar se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në...

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari –

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari –

nga 27
11:09 | 11/04/2026
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin A. I., 26 vjeç, banues në...

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

nga 27
11:05 | 11/04/2026
0

Në orët e fundit të mbarimit të mandatit 3-vjeçar të Altin Dumanit në krye të prokurorisë së Posaçme SPAK, rezulton...

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

nga 27
10:51 | 11/04/2026
0

Në orët e fundit të mbarimit të mandatit 3-vjeçar të Altin Dumanit në krye të prokurorisë së Posaçme SPAK, rezulton...

Para
Ndërrimi i viteve, trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan

Ndërrimi i viteve, trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht –

Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht –

11:25 | 11/04/2026
Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari –

Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari –

11:09 | 11/04/2026
Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

11:05 | 11/04/2026
Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –

10:51 | 11/04/2026
Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga lakmia –

Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga lakmia –

10:20 | 11/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht –
  • Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari –
  • Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –
  • Drejtori i ri Igli Tafa është njeri i besuar i Ermal Beqirit –
  • Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga lakmia –
  • Edhe të korruptuarit e huaj “bëhen” Rilindas, Adams pajiset me pasaportë shqiptare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova do të ishte ndër liderët për anëtarësim në BE, por po bllokohet politikisht –
  • Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikti, shpallet në kërkim 26-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com