• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova paralajmëron strehimin e familjarëve të ushtarëve ukrainas të KFOR-it

12:02 | 07/03/2022
në Shqiperi
0

Kosova së shpejti do të pezullojë regjimin e vizave transit për qytetarët e Ukrainës dhe do të krijojë kushte për strehimin e familjarëve të ushtarëve të Ukrainës, të cilët janë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

Kështu bëri të ditur ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla, gjatë një raportimi para Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Diasporë.

Lexo edhe

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

Garancia për Edi Ramën, Vuçiçin dhe Sorosin është Trepça e Kosovës! –

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

“Qytetarët e Ukrainës në kufirin me Kosovën mund të hyjnë pa viza, por ata që dëshirojnë të qëndrojnë në Kosovë, do të detyrohen të paraqiten tek organet kompetente me qëllim që të marrin leje qëndrim”, tha Gërvalla.

Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndërmjet dy shteteve ekziston regjimi i vizave.

Ministrja Gërvalla tha se do të krijojnë kushte për të gjithë familjarët e ushtarëve ukrainas në Kosovë të cilët dëshirojnë të sjellin familjen në Kosovë.

Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it shërbejnë 40 ushtarë ukrainas.

Gërvalla, po ashtu, bëri të ditur se brenda kësaj jave, do të dorëzojë kërkesën në Qeverinë e Kosovës për marrjen e masave konkrete për pranimin e 5,000 refugjatëve nga Ukraina.

Kuvendi i Kosovës përmes një rezolute të votuar më 3 mars i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të ndajë një fond të veçantë për ndihmë Ukrainës dhe në rast nevoje, të mundësojë strehimin e 5,000 refugjatëve.

Gërvalla tha se Qeveria do të ndajë mjete për këtë fond për Ukrainën.

“Ne do të zgjedhim një shoqatë humanitare vendore, e cila me produkte të Kosovës do të përpiqet të zbusë krizën humanitare në Ukrainë”, theksoi ajo.

Kosova, u shpreh Gërvalla, ka kërkuar nga KFOR-i dhe NATO ndalimin e hapësirës ajrore për avionët në pronësi ruse dhe se kjo kërkesë, siç tha ajo, është duke u shqyrtuar nga NATO.

“Shumë shpejt kemi filluar të shkojmë përtej anës formale të bashkëngjitjes së sanksioneve dhe se cilat janë mënyrat që Kosova mund të japë kontributin e saj. Jemi të ndërgjegjshëm që kontributi ynë është modest. Jemi shtet i vogël me shumë vështirësi dhe probleme tona”, tha Gërvalla.

Qeveria e Kosovës e ka dënuar pushtimin rus në Ukrainë dhe ka vendosur sanksione në linjë me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian./REL/

Etiketa: kosoveukraine

Të Lidhura

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

nga 27
16:16 | 14/06/2023
0

Gazetari Idro Seferi ka thënë se sipas informacioneve jozyrtare tre policët e Kosovës që u arrestuan nga policia serbe janë...

Ja pse është në favor të Serbisë –

Garancia për Edi Ramën, Vuçiçin dhe Sorosin është Trepça e Kosovës! –

nga 27
16:02 | 14/06/2023
0

Nga Enver Bytyçi Kryeministri Edi Rama anuloi dje mbledhjen e përbashkët të dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës....

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

Skandali, zbulohen lidhjet mes Amant Josifit dhe Olsi Ramës –

nga 27
09:41 | 06/04/2023
0

Të shumtë ishin shtetasit spanjollë dhe jo vetëm, që ranë pre e skemave të mashtrimit nga Call Ceneter-at që operonin...

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

Aksident në Elbasan, makina përplas dy fëmijë –

nga 27
21:16 | 04/04/2023
0

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Elbasan, ku makina tip ‘Opel’ që drejtohej nga një...

Para
6 marsi/ Basha reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

6 marsi/ Basha reagon për herë të parë pas zgjedhjeve

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

ATP uroi festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”, serbët… –

ATP uroi festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”, serbët… –

17:35 | 28/11/2023
Misteri i ‘frikshëm’ i brirëve që shkaktoj Luftën e Dytë Botërore –

Misteri i ‘frikshëm’ i brirëve që shkaktoj Luftën e Dytë Botërore –

17:29 | 28/11/2023
VIDEO virale/ Jonida Vokshi uron Anitën për nënën që i ka ndërruar jetë –

VIDEO virale/ Jonida Vokshi uron Anitën për nënën që i ka ndërruar jetë –

17:27 | 28/11/2023
Do bëjmë gjithçka për sigurimin e stabilitetit –

Do bëjmë gjithçka për sigurimin e stabilitetit –

16:53 | 28/11/2023
SPAK kërkon dënim për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri –

SPAK kërkon dënim për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri –

16:51 | 28/11/2023

Më Të Lexuarat

  • ATP uroi festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”, serbët… –
  • Misteri i ‘frikshëm’ i brirëve që shkaktoj Luftën e Dytë Botërore –
  • VIDEO virale/ Jonida Vokshi uron Anitën për nënën që i ka ndërruar jetë –
  • Do bëjmë gjithçka për sigurimin e stabilitetit –
  • SPAK kërkon dënim për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri –
  • Pavarësia/ Rama dhe Kurti nuk harrojnë ‘ftohjen’ mes tyre! –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ATP uroi festën e shqiptarëve me flamurin “AUTOCHTHONOUS”, serbët… –
  • Misteri i ‘frikshëm’ i brirëve që shkaktoj Luftën e Dytë Botërore –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com