• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova miraton masat emergjente për furnizimin me energji elektrike

19:07 | 04/08/2022
në Kosove Rajon
0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike. Sipas arsyetimin, ky vendim është marr nga gjendja aktuale botërore energjetike. Këto masa do të mbesin aktive për 60 ditë.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e qeverisë për masat emergjente në furnizimin e energjisë elektrike, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Partitë opozitare nuk e kanë mbështetur atë duke thënë se një vendim i tillë nuk ndihmon në furnizim të qëndrueshëm me energji.

Lexo edhe

Rezervoi takim online, 22-vjeçari përdhunohet nga transgjinori

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

Vuçiç shfaq foton e Albin Kurtit në parlamentin e Serbisë

Masat e emergjencës, ndër të tjera, përfshijnë: Masa mbështetëse për qytetarët me qëllim të sigurimit të ngrohjes gjatë dimrit; Ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihjen e kriptovalutave; Mbështetjen e Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) për të ndërmarrë veprimet e nevojshme në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit elektro-energjetik; dhe Masa në kursimin e konsumit të energjisë elektrike nga të gjitha institucionet.

Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli ka thënë se ka rritje të jashtëzakonshme të çmimeve në tregun evropian e cila sipas saj do të ndikojë negativisht edhe në Kosovë gjatë muajve në vijim.

“Duke e marrë parasysh situatën energjetike në vend dhe me qëllim të tejkalimit të kësaj situate qeveria propozon të shpallë masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji të vlefshme në furnizim me energji të vlefshme në një kohëzgjatje maksimale deri 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Kjo për faktin se kemi një rritje të jashtëzakonshme të çmimeve në tregun evropian e cila do të ndikojë negativisht ngjatë muajve në vijim edhe në Kosovë në masën që ne detyrohemi të importojmë energji elektrike, për më tepër disa shtete evropiane kanë paralajmëruar ndalim të eksportit të vendeve fosile dhe gjatë muajve në vijim posaçërisht gjatë muajve të dimrit pastaj është e pritshme që disa shtete do të ndalojnë edhe eksporti ne energjisë elektrike”.

Ajo ka propozuar që masat të nisin sa më herët që është e mundur.

“Me qëllim që të fillojmë masat sa më herët që është e mundshme në disa drejtime duke përfshirë këtu edhe nxitjen e kursimit të energjisë, edhe ndalimin e disa aktiviteteve që shpenzojnë shumë energji, dhe për të ndërmarrë masa të tjera potenciale për të ndihmuar KOST-im për të ndërmarr veprimet e nevojshëm në funksion të ruajtjes së sigurisë së sistemit energjetik, por edhe për masa të tjera potenciale sipas nevojës që do të paraqitet ne propozojmë shpalljen e masave emergjente miratimin e tyre nga Kuvendit”.

Ministrja ka thënë se nëse vazhdon trendi i njëjtë në Evropë, do të ketë nevojë për të vazhduar masat me radhë edhe për nga 30 ditë.

Por nga Partia Demokratike e Kosovës kanë kritikuar qeverinë që nuk kanë treguar se cilat ishin rezultatet nga masat emergjente të ndërmarra më herët.

Deputeti Ferat Shala ka thënë se qeveria do të duhej të dorëzonte një raport për këtë çështje.

“Mund ta mbështesim sot këtë nismë që kemi vullnet për shkak të situatës globale, por nuk mund ta mbështesim këtë pa parë vendimin e qeverisë pse i ka ende 90 milionë dhe nuk kanë shkuar në sektor. A na ka mashtruar atëherë kryeministri dhe qeveria kur i ka zotuar mjetet apo po na mashtron sot, njëra është e sigurt nëse nuk janë të dyja mashtrime. Ne do të duhej ta kishim një raport pse sektori energjetik tash e 8 muaj nuk i merr mjetet e zotuara”.

Ndërsa Valentina Bunjaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se qeveria duhet të trajtojë furnizimin e sigurt me energji në të kundërtën sipas saj do të ketë sërish reduktime të ashpra.

“Ky vendim i qeverisë nuk i ndihmon asgjë në furnizim të sigurt e të qëndrueshëm në energji, nuk janë masa emergjente e as konkrete, janë krejtësisht aspekte informuese të përgjithshme të cilat janë të zakonshme në një shtet normal serioz për çdo sezon. Asnjë masë rekomandim në ketë vendim të qeverisë nuk flet për ndarjen e mjeteve financiare subvencione sigurim të importit, investime të energjisë alternative, por janë deklarata të thata pa asnjë impakt në teren… Ky vendim i qeverisë fatkeqësisht do të rrezikojë serish me dështim për furnizim të sigurt me energji prandaj duhet refuzuar., ka thënë ajo.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka kritikuar qeverinë duke thënë se nuk po i qaset problemeve me ndonjë strategji dhe në kohën e duhur.

“Ajo që mund të them edhe pse e arsyeshme, por ne edhe vitin e kaluar ju kemi paralajmëruar që do të hyjmë në një krizë të thellë energjetike që në korrik të vitit të kaluar dhe ju vendimin e parë dhe seriozitetin e parë e keni treguar pas tre muaj, të vonuar dhe pasi kemi hyrë në krizë energjetike. Kjo qeveri është mësuar të zgjedhë problemet ad-hoc pa strategji dhe pa vendimmarrje në kohën e duhur”.

Ndërsa shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se vendimi i qeverisë parasheh masa të domosdoshme dhe i njëjti duhet mbështetur.

Më 24 dhjetor të vitit 2021, Qeveria e Kosovës pati shpallur 60 ditë gjendje emergjente për furnizim me energjinë elektrike.

“Si reflektim i rritjes së theksuar të konsumit të energjisë elektrike në vend, pamjaftueshmërisë së gjenerimit të brendshëm për të mbuluar konsumin dhe krizës globale energjetike që ka rezultuar me rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare, sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës aktualisht është duke u përballur me vështirësi të theksuara”, thuhej në njoftimin e Qeverisë.

Më pas, me 23 shkurt të këtij viti, Qeveria kishte marrë vendim që të zgjatet edhe për 30 ditë gjendja emergjente e furnizimit të energjisë elektrike/Monitor

 

 

 

Etiketa: elektrikeEmergjenteenergjifunizimiKosovamasatmiraton

Të Lidhura

Rezervoi takim online, 22-vjeçari përdhunohet nga transgjinori

Rezervoi takim online, 22-vjeçari përdhunohet nga transgjinori

nga 27
16:51 | 04/02/2023
0

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një 22-vjeçar pretendon se është përdhunuar nga një transgjinor...

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

​Kosova ndalon shitjen e vajit nga Serbia

nga 27
19:43 | 03/02/2023
0

Inspektorati i Tregut në vazhdën e inspektimeve të intensifikuara ka kryer edhe inspektime lidhur me verifikimin e sasisë dhe peshës...

Vuçiç shfaq foton e Albin Kurtit në parlamentin e Serbisë

Vuçiç shfaq foton e Albin Kurtit në parlamentin e Serbisë

nga 27
18:45 | 03/02/2023
0

Edhe sot në Kuvendin e Serbisë ka pasur debate të nxehta mbi çështjen e Kosovës mes presidentin serb dhe opozitës....

Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës

Asociacioni nuk cënon Kushtetutën e Kosovës

nga 27
14:56 | 31/01/2023
0

Ambasada e Italisë në Prishtinë ka shprehur mbështetjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Siç...

Para
Vrasja e Jonadës/ Qytetarët protestë para MB: Rama të japë dorëheqjen, janë tufë rrugaçësh

Vrasja e Jonadës/ Qytetarët protestë para MB: Rama të japë dorëheqjen, janë tufë rrugaçësh

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –

Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –

23:11 | 04/02/2023
Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

22:55 | 04/02/2023
Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –

Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –

22:45 | 04/02/2023
Dea dërgon 3 banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sot! –

Dea dërgon 3 banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sot! –

22:17 | 04/02/2023
Vendoset nga televotimi, ja kush ikën nga shtëpia e “BB VIP” –

Vendoset nga televotimi, ja kush ikën nga shtëpia e “BB VIP” –

22:03 | 04/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –
  • Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –
  • Vrasës demokracie! Dorëhiqu, Tirana mbushet me postera kundër Ramës –
  • Dea dërgon 3 banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sot! –
  • Vendoset nga televotimi, ja kush ikën nga shtëpia e “BB VIP” –
  • Urinimi gjatë sfidës së javës kthehet temë debati në BBVIP –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Stuhia e borës drejt Greqisë, autoritetet paralajmërojnë banorët –
  • Dua kampionatin me Monzën vitin e ardhshëm –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com