Kosova dhe Serbia janë afër marrëveshjes për energjinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova dhe Serbia janë afër marrëveshjes për energjinë

15:23 | 14/06/2022
në Kosove Rajon
0

Çështja e energjisë elektrike për katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, është një nga temat e dialogut Kosovë-Serbi, që zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kosova dhe Serbia janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së energjisë elektrike për serbët në veri të Kosovës, të cilët që nga paslufta nuk paguajnë faturat e rrymës. Kjo konfirmohet edhe nga Prishtina dhe Beogradi, ndonëse në forma të ndryshme.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se marrëveshja për energjinë me Kosovën është drejt përfundimit dhe për këtë çështje ai tha se “ka pasur negociata me Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike.

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

“Kemi pasur negociata me palën turke, me KEDS-in, për prezencën në veri të Kosovës. Për këtë jemi dakorduar dhe shpresojmë se ka mbetur vetëm ana teknike që të rregullohet dhe do të kemi rezultate të mira në ditët në vijim”. KEDS është një kompani turke që bënë shpërndarjen e energjisë elektrike në Kosovë.

Edhe qeveria e Kosovës nga ana e saj konfirmon se palët janë shumë pranë zgjidhjes së çështjes së furnizimit dhe pagimit të energjisë elektrike në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveҫan dhe Zubin Potok.

Çështja e energjisë elektrike për serbët e veriut të Kosovës është një nga temat e dialogut Kosovë-Serbi, që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që është edhe kryenegociator i Kosovës në bisedimet me Serbinë, tha se kjo çështje do të rregullohet “duke respektuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në prill të vitit 2013”. Reagimi i kryenegociatorit kosovar erdhi pasi presidenti Aleksandër Vuçiç tha se “pala serbe ka zhvilluar negociata dhe ka arritur pajtim me KEDS-in për prezencën e kësaj kompanie në veri” të Kosovës.

“Në emër të Kosovës negocion vetëm Qeveria e Republikës së Kosovës. Takimi mes KEDS-it dhe palës serbe, i organizuar nё Stamboll më 9 qershor, ka pasur vetëm objektivin e ofrimit të garancive për katër shërbimet e dakorduara në vitin 2015: vendosja e matësve të energjisë, mirëmbajtja e matësve, faturimi dhe inkasimi, dhe këtë obligim e ka përmbushur”.

Marrëveshja e arritur në vitin 2013 për energjinë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, parasheh që përveç Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e rrymës në veri të Kosovës.

Që atëherë kjo marrëveshje nuk është zbatuar kurrë ndonëse vazhdimisht është bërë presion nga bashkësia ndërkombëtare. Serbët e veriut të Kosovës  që nga përfundimi i luftës furnizohen rregullisht me energji elektrike, por nuk e paguajnë atë. Asnjëherë nuk është bërë e qartë se nga kush furnizohen me energji elektrike serbët në veri. KOSTT që është Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë, thotë se furnizimi në veri bëhet nga operatorët e licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës, ndërsa, autoritetet e Beogradit thonë se energjia elektrike në veri të Kosovës sigurohet nga Elektrorrjeti i Serbisë.

“Nuk do të ketë licencim të asnjë kompanie tjetër veç “Drustvo Elektrosever D.O.O.”

Sidoqoftë, me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për energjinë elektrike në veri të Kosovës të nënshkruar në prill të vitit 2013 dhe të konfirmuar në vitin 2015, parashihet që përveç KEDS-it, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e energjisë elektrike që mban emrin “Drustvo Elektrosever D.O.O.”. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, shkroi se nuk do të ketë licencim të asnjë kompanie tjetër përveç të “Drustvo Elektrosever D.O.O.”, ashtu siç e parashohin edhe marrëveshjet e arritura me Serbinë. Kjo kompani për të filluar operimin në Kosovë, duhet të licencohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë. Licenca nga  “Drustvo Elektrosever D.O.O.” është kërkuar në fund të vitit 2020, por ende nuk është miratuar, sepse, licenca “duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe konkluzionet e saj”.

Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 e deri në vitin 2017, rrymën e shpenzuar në veri të Kosovës e kanë paguar qytetarët e tjerë të Kosovës të regjistruar nga faturat e tyre si humbje e energjisë në rrjetin në veri. Nga viti 2017, pasi një gjykatë në Kosovë e ndërpreu këtë praktike, rrymën për serbët e veriut e paguan Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë (KOSTT). Sipas tyre humbjet nga mospagesa e rrymës në veri vetëm në vitin 2021 janë rreth 40 milionë euro. /DW

Etiketa: energjikosovemarreveswhjeSerbi

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Kjo është historia e veçantë e tri motrave shqiptare me shtetësi të ndryshme

Kjo është historia e veçantë e tri motrave shqiptare me shtetësi të ndryshme

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com