Kosova dërgon mbi 30 mostra për testim për variantin Omicron në Gjermani – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova dërgon mbi 30 mostra për testim për variantin Omicron në Gjermani

13:10 | 06/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Mbi 30 mostra pozitive për COVID-19 janë nisur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për në Gjermani, për analiza më të detajuara për variantin e ri të koronavirusit. Rezultatet e tyre pritet që të kthehen gjatë këtij muaji.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka dërguar sot më shumë se 30 mostra pozitive me COVID-19, për të parë nëse varianti Omicron i këtij virusi është i pranishëm në vend. Këtë e ka konfirmuar për Express, Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK. Jakupi ka treguar se janë dërguar më shumë se 30 mostra për testim në Gjermani. Ai ka thënë se analizat që kryhen detektojnë variantin Omicron dhe variantet tjera të COVID-19.

“Po janë dërguar sot disa mostra në Gjermani. Nuk e di saktë se sa, por janë më shumë se 30. Mostrat dërgohen atje dhe analizat cilindo variant e detektojnë. Ne dërgojmë në mënyrë të rregullt mostra“, ka thënë ai.

Read more

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Ndërsa, nga IKSHPK janë shprehur se rezultatet e këtyre mostrave do t’i marrin pas një ose dy javësh. Varianti Omicron i COVID-19 ka filluar të përhapet në shumë vende të botës. Shkencëtarët dyshojnë se varianti Omicron mund të jetë më ngjitës se varianti Delta i COVID-19, dhe mund të shtojë numrin e hospitalizimeve. Omicron ka 86 mutacione në krahasim me 15 të Delta-s dhe me këtë variant po infektohen edhe personat që janë vaksinuar me dy doza të vaksinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka quajtur atë një “variant shumë të rrezikshëm për të gjithë globin”.

Sistemi Britanik i Shëndetit e përshkruan këtë variant si “më shqetësuesin që është parë ndonjëherë.” Ndonëse ky variant është përhapur në Evropë, Kosova ende nuk ka raportuar ndonjë rast të infektuar me të.

Në lidhje me gjendjen me pandeminë COVID-19, e cila paraqitet e qetë në Kosovë, por e rëndë në rajon, kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, dje kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë prezantuar masat e reja Anti-COVID.

Kurti me këtë rast ka thënë se në varësi të situatës do të marrin edhe masa mbrojtëse. Kujtojmë që në vend tashmë është i pranishëm varianti Delta Plus i COVID-19.

Më 10 nëntor të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë kishte bërë të ditur se nga 70 mostra, të dërguara për sekuencionim përmes projektit të ECDC në laboratorët Eurofin, Gjermani, sekuencionimi është bërë në 59 raste, prej të cilave në 12 raste (20.33%) është detektuar varianti Delta Plus (AY.4-like) dhe në 47 raste është detektuar varianti Delta (79,66%)./GazetaExpress/

Etiketa: kosoveMbi 30 mostra pozitive për COVID-19Omicron

Të Lidhura

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

nga 27
15:56 | 02/06/2026
0

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

nga 27
15:28 | 02/06/2026
0

Irani ende nuk i është përgjigjur një marrëveshjeje përfundimtare të propozuar me SHBA-në, që synon t’i japë fund konfliktit. Kështu,...

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

nga 27
15:06 | 02/06/2026
0

Sulmet e reja izraelite në Liban kanë vrarë të paktën tetë persona, përfshirë një dentist dhe dy fëmijët e tij,...

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

nga 27
14:46 | 02/06/2026
0

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në qytetin Rendsburg, në landin Schleswig-Holstein të Gjermanisë, pasi një burrë i armatosur...

Para
Kreu i KQZ letër Llallës: PD do të bllokojë zgjedhjet në Kavajë

Denar Biba propozohet për kryetar të Autoritetit të Konkurrencës, opozita kundër

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

15:06 | 02/06/2026
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –

14:46 | 02/06/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –

14:22 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –
  • Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit –
  • OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord –
  • Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com