Korriku 3-fishoi rastet me Delta në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Korriku 3-fishoi rastet me Delta në Shqipëri

11:52 | 02/08/2021
në Kryesore
0

Në Shqipëri, muaji korrik shënoi një kthesë negative të ecurisë së pandemisë Covid 19. Të gjitha shifrat, përveç viktimave, 1 rast i vetëm, pësuan një përkeqësim, krahasuar me muajin qershor, kur ato ishin në kuotat më të ulta që prej fillimit të saj. Në korrik u konfirmuan dhe rastet e para të variantit Delta, ndonëse një pjesë e mirë e mostrave të dërguara në një laborator të specializuar në Gjermani, i përkisnin muajit qershor. Megjithatë autoritetet tanimë kanë pranuar se ky variant qarkullon gjerësisht.

Në total gjatë muajit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, janë regjistruar 598 raste të reja, me një mesatare prej 19.2 rastesh në ditë. Ndonëse në vlerë absolute shifrat nuk janë në nivele shqetësuese, krahasuar me qershorin, kur u verifikuan vetëm 186 raste, rritja është e ndjeshme, më shumë se trefishi, aq më tepër kur numri i testimeve u rrit vetëm 10 përqind

LEXO EDHE:
VIDEO/ Zjarret edhe buzë rrugëve, mbetet kritike situata në Vlorë

Read more

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

Rastet erdhën në ngjitje, veçanërisht në gjysmën e dytë të muajit. Data 29 Korrik shënoi dhe ditën me numrin me të madh, me 47 të prekur të rinj, kuota më e lartë që prej 14 majit. Ndërsa më 4 korrik, ishte niveli më i ulët me vetëm 1 të infektuar.

Gjatë muajit korrik dhe pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) u rrit 3 herë krahasuar me qershorin, ndonëse mbetet ende në nivel shumë të ulët, 0.6 përqind. Megjithatë, ky nivel duket të jetë ndjeshëm më i lartë, në realitet, nëse mbahet në konsideratë fakti se një pjesë e testimeve I përkasin qytetarëve që detyrohen të bëjnë tampon për shkak të lëvizjev jashtë vendit. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Në fakt, numri i shtrimeve në spital ka shënuar një rritje progresive. Nëse në datë 1 korrik kishte vetëm 2 pacientë që kishin nevojë për trajtim të specializuar, më 1 gusht raportohen 24 persona të shtruar. Nga ana tjetër, rastet aktive janë shtuar ndjeshëm. Në fund të qershorit kishte vetëm 53 të tillë, ndërsa aktualisht janë 421 persona aktivë, gati 8 herë më shumë.

Ndërsa kudo në botë, shtetet po rikthejnë kufizimet për shkak të pranisë së variantit Delta, autoritetet shqiptare janë të mendimit se situata është nën kontroll dhe nuk ka arsye që për momentin të marrin masa shtesë. Megjithatë mbetet i pashpjegueshëm fakti se përse në kufijtë e vendit, nuk ushtrohet asnjë kontroll, dhe nuk i kërkohet asnjë vizitori të tregojë nëse ka certifikatë vaksinimi apo test të kryer në 2-3 ditët e fundit, sikundër veprohet në kufijtë e shteteve europiane të cilat kanë dhe një mbulesë vaksinale më të lartë se Shqipëria.

Autoritetet po i mëshojnë thirrjeje për vaksinim, dhe muaji gusht është caktuar si muaj i hapur për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar. “Do të jetë një muaj që ne do ta konsiderojmë muaj sulmi, për të vaksinuar qytetarët e grupmoshës +18 vjeç”, deklaroi pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila pati një thirrje të veçantë për studentët, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor./VOA/

Etiketa: deltaKoronavirusiMuaji KorrikShqiperi

Të Lidhura

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

nga 27
13:43 | 06/06/2026
0

Një 57-vjeçare, Violeta Shpani është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj,...

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

nga 27
13:37 | 06/06/2026
0

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se ka pritshmëri shumë pozitive për zgjedhjet që do të mbahen të dielën. ‘‘Kemi...

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

nga 27
13:35 | 06/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës. Bordi ka ulur me 2 lekë çmimin e naftës,...

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

nga 27
13:19 | 06/06/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha ka kërkuar gjatë ditës së sotme zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të protestuesve. “ky uragan nuk...

Para
I dënuar me 5 vite burg për tentativë vrasje në Itali, arrestohet 35-vjeçari nga Vlora

Plagosi me çifte 55-vjeçarin në Vlorë, shoqërohet në polici autori

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

13:43 | 06/06/2026
Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

13:37 | 06/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:35 | 06/06/2026
Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

13:19 | 06/06/2026
Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj –

Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj –

13:04 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –
  • Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj –
  • Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com