Koronavirusi në Shqipëri/ VOA: Miratohet doza e tretë e vaksinës për moshat mbi 60 vjeç – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi në Shqipëri/ VOA: Miratohet doza e tretë e vaksinës për moshat mbi 60 vjeç

18:23 | 22/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Në Shqipëri autoritetet vendosën sot që të aplikohet doza e tretë e vaksinës kundër COVID 19 për qytetarët mbi 60 vjeç, si dhe uljen e moshës së lejuar për vaksinim, duke përfshirë tanimë dhe ata mbi 16 vjeç, apo dhe fëmijët mbi 12 vjeç me probleme shëndetësore. Vendimi vjen në një kohë kur situata nuk po njeh përmirësim, ndërsa vetë procesi i vaksinimit po ecën me ritme të ulta. Shqipëria, sipas të dhënave të “Our world in data”, rezulton të jetë e parafundit në rajonin e Ballkanit sa i takon personave që kanë marrë të dyja dozat, në raport me popullsinë

Shqipëria i bashkohet vendeve të shumta që kanë nisur të aplikojnë dozën e tretë të vaksinës, duke ulur njëkohësisht dhe moshën e cila deri tani ka qenë për ata mbi 18 vjeç. Komiteti i ekspertëve miratoi sot rekomandimin e bërë disa ditë më parë nga Komiteti i vaksinave

“Qytetarët të cilët mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë të vaksinës, jo më herët se sa 6 muaj pasi kanë bërë dozën e dytë, sipas udhëzimeve të hollësishme që jep Instituti i Shëndetit Publik, duke filluar kjo që nga data 1 nëntor e këtij viti. Fëmijët të cilët janë mbi 16 vjeç do të ftohen për t’u vaksinuar edhe ata gjithmonë me konsentin e prindit, me rekomandimin e mjekut të familjes ose mjekut pediatër, në përputhje me udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik, duke filluar edhe këto nga data 1 nëntor e këtij viti. Do të ftojmë për vaksinim edhe fëmijët të cilët janë 12 – 15 vjeç dhe paraqesin sëmundje që kanë të bëjnë me ulje të imunitetit”, bëri të ditur kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli.

Komiteti megjithatë saktësoi se përparësi mbetet vaksinimi me dy dozat e para të vaksinës.

Ndonëse ishte ndër vendet e para në Ballkan, që nisi vaksinimin, ritmi i këtij procesi ka rënë. Sipas të dhënave të “Our world in data”, një faqe e specializuar për statistikat, e së cilës i referohen dhe institucionet ndërkombëtare, Shqipëria rezulton të ketë mbetur e parafundit në rajon, sa i përket mbulimit vaksinal në raport me popullsinë e saj. Ajo lë pas vetëm Bosnjen, ndërsa Kosova e cila nisi shumë më vonë tani është në krye të listës.

Autoritetet shqiptare përllogarisin mbulimin vaksinal, mbi popullsinë mbi 18 vjeç, së cilës i lejohet vaksinimi. Deri më tani rezulton që të kenë marrë të dyja dozat gati 40 përqind e kësaj pjse të popullatës, ndërsa me një dozë, pak më shumë se 45 përqind e saj. Por edhe me këtë përllogaritje, pozicioni i saj në krahasim me vendet e tjera nuk është se ndryshon shumë.

Në vend situata e pandemisë prej gati tre javësh po qëndron thuajse në të njejtat nivele, pa ndonjë përmirësim të dukshëm. “Në Shqipëria incidenca dy javore është 222 për 100 mijë banorë, pra raste të reja të infektuara për 100 mijë banorë. Ka një rritje të rasteve aktive totale në këtë periudhe 6444 nga 6397 që i përkon shifrës 226 për 100 mijë banorë. Numri i bashkive të prekura është rritur dhe ka shkuar në 48”, deklaroi drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.

Mesatarja ditore e shtrimeve në spital në harkun një javor, ka qenë 157 pacientë, ndërsa e atyre në gjendje të rëndë 20. Pozitiviteti mbetet po ashtu i lartë në mbi 13 përqind. Megjithatë sipas Komitetit të Ekspertëve nuk ka vend për ashpërsim të mëtejshëm të masave shtrënguese që janë në fuqi.

/VOA/
Etiketa: doza e tretëKoronavirusiShqiperivaksinëVOA

Të Lidhura

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

nga 27
07:39 | 16/03/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me...

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

nga 27
07:35 | 16/03/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me...

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

nga 27
23:01 | 15/03/2026
0

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:11 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Para
SPAK tjetër aksion të bujshëm, bastis zyrat e Arsimit në Dibër

Gjykata e Posaçme lë në burg policët e Pukës që ndihmonin trafikantët e kanabisit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:39 | 16/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

07:35 | 16/03/2026
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026
  • Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026
  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026
  • Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com