Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur një konferencë për të apeluar dhe njëherë për përgjegjshmëri maksimale për të përballuar situatën nga koronavirusi pas konfirmimit të dy rasteve të para në Shqipëri.
“Ftoj qytetarët të përballojnë me përgjegjësi dhe qetësi këtë situatë, të respektojnë me rigorozitet protokollet mjekësore. Nuk ka vend për panik, por nuk ka vend kurrësesi për nënvlerësimin më të vogël nga të gjithë institucionet. Në këtë situatë kërkohet përgjegjësi maksimale. U bëj thirrje të gjitha institucioneve që të marrin masa për sigurimin e mjeteve mbrojtëse të domosdoshme, veçanërisht për mjekët dhe infermierët.
Po e ndjek situatën hap pas hapi dhe bashkë me institucionet do të bëjmë çdo gjë për të qenë pranë çdo qytetari dhe për tejkalimin me pasoja sa më të lehta të kësaj situate. Apeloj për plane të detajuara për çdo strukturë, plan veprimi të qartë për strukturat shëndetësore, plan të detajuar ekonomik për veprimet financiare mbështetëse”, u shpreh Presidenti.
Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra –
Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...







