Një person ka humbur jetën në Korçë. Viktima 44-vjeçar është konfliktuar me person tjetër, e si pasojë e konfliktit, ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vershtas. Burime nga policia e Korçës bënë me dije se 44-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ndërroi jetë si pasojë e dhunës fizike.
Policia po vijon punën për identifikimin dhe arrestimit e autorit të ngjarjes.