Mëngjesin e sotëm është gjetur i pajetë një 60 vjeçar në Korçë
Policia bën me dije se paraditen e sotme, rreth orës 10:35 janë njoftuar se është gjetur i vdekur një shtetas, 60 vjeç, ende i paidentifikuar.
Trupi i viktimës u gjet në ambientet e një zdrukthtarie dhe dyshohet se shkak i humbjes së jetës të ketë qenë i ftohti.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes.