Një 60-vjeçar në Korçë i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit.
Sipas policisë i moshuari ka qenë në gjendje të rënduar emocionale kur ka ndërmarrë aktin e vetëvrasjes.
Shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes.