“Kopsht Edeni”, edhe në Himarë/ Dy tendera të dyshimtë 7.6 miliardë lekë për Xhetan Ndegjonin nga Dritan Agolli – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kopsht Edeni”, edhe në Himarë/ Dy tendera të dyshimtë 7.6 miliardë lekë për Xhetan Ndegjonin nga Dritan Agolli –

13:11 | 26/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

Himara po u kushton kaq shumë taksapaguesve shqiptarë, a thua sikur aty po rindërtohen “Kopshtet e varura të Babilonisë”. Radhën e ka ndërtesa e bashkisë. Pa fillur akoma punë me 6 miliardë lekë, që i mori për këtë projekt në 11 nëntor 2025, biznesmeni Xhetan Ndregjoni është thirrur sërish nga Dritan Agolli. Tani për “punime plotësuese”.

Nuk janë paratë e bashkisë, por të buxhetit të shtetit, që i ndan kryeministri Rama gjoja për projekte turistike. Ku qëndron vlera turistike e bashkisë Himarë? Një godinë trekatëshe si konvikt i ndonjë shkolle të mesme.

Projektuesi, për të kënaqur shijet e Edi ramës, ka bërë një kopsht të varur vertikal, jashtë godinës, sic e bëri kryeministri “Kopshtin Eden” në selinë e qeverisë.

Projekti ka marrë edhe anekset sportive të stadiumit të Himarës dhe i ka bërë oborr për bashkinë. Përjashtuar, momentin kur Edi Rama do vijë aty për të bërë një “Photo of the day”, minifusha nuk ka për të hyrë në punë. I vetmi ambient që do të funksionojë, është kafeneja mbi hapësirën jeshile. Mungojnë baret dhe restorantët në Himarë, duhet një tek oborri i bashkisë!

Ndoshta do të quhet “Babilonia” ose “Kopshti Eden”. I njëjti model vjedhjeje, po ai drejtor, po ky kryeministër, po këta biznesmenë, shfaqen gjithandej!

Një grusht firmash po pastrojnë paratë e korrupsionit të zyrtarëve përmes tenderave që zhvillon Dritan Agolli. Në këtë seri prokurimesh të kushtueshme hyn projekti më i fundit i Himarës.

Për t’i hapur rrugë të sigurtë transaksionit, drejtor Agolli ka zgjedhur t’i fshijë të gjithë konkurrentët. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kështu e ka klasifikuar Open Data Albania këtë tender. Për shkak të shkeljeve të hapura, procedura është shënuar me “Flamur të kuq”, që është sinjali i riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin “Përmirësimi i Infrastrukturës së Parkimit Faza II: Ndërtim i godinës së shërbimeve administrative, Himarë” (Punime plotësuese).

Fondi limit i caktuar enkas për Xhetan Ndregjonin është 156,6 milionë lekë të reja.

Formalisht tenderi është hapur më 6 mars 2026 ndërsa procedura është zhvilluar më 24 mars, ku kanë aplikuar 20 pjesëmarrës.

I gjithë procesi është fasadë, pasi fituesi ka qenë i paracaktuar. Kështu, oferta e kompanisë  “NDREGJONI” shpk prej 1.174 miliardë lekë pa përfshirë TVSH nuk ishte më e ulëta, por u shpall fituese.

Sic vërehet nga formulari i njoftimit të fituesit, kompania “Nika” ka propozuar t’i bëjë këto punë me 989 milionë lekë, por është skualifikuar.

Po ashtu, ofertë më të ulët ka edhe firmat “MF INVEST GROUP” shpk (1 miliard lekë) e skualifikuar.

Ndërsa Bashkimi i Operatorëve “RSM COMPANY” & “AURORA KONSTRUKSION” sh.p.k ka ofruar ta bëjë punën me 1.1 miliardë lekë.

Në nivel më të ulët është edhe oferta e “2 N” shpk me vlerë 1.173 miliardë lekë, gjithashtu e skualifikuar.

Duke parë preventivin e punimeve, të lind dyshimi se shpenzimi po përsëritet brenda disa muajve në të njëjtin objekt.

Janë 1.6 miliardë lekë për punime tavani dhe suvatimi, bojatisje, dyer dhe dritare, hidroizolimi, elektrike dhe hidraulike.  Po me lekët që u morën në nëntor, cfarë po bëhet?

Ky tender është thela mbi bisht, pasi në nëntor 2025, kompania ka marrë kontratën me vlerë afro 6 miliardë lekë për rregullimin e zyrave të bashkisë Himarë dhe ndërtimin e parkimit nëntokësor.

Më konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Përmirësimi i Infrastrukturës së Parkimit Faza II: Ndërtim i godinës së parkimit nëntokësor dhe godinës së shërbimeve administrative, Himarë” (Godina e Re)”.

Projekti ka fond limit 5.749  miliardë lekë pa TVSH dhe financohet nga buxhetit i shtetit për vitet 2025-2027.

Oferta fituse, 450 milionë lekë më e lartë se sa të tjerat!

Në tenderin e mbajtur më 6 tetor 2025 kanë marrë pjesë 20 operatorë konkurues, por nuk ka pasur garë reale. 13 kompani dhe bashkime firmash u skualifikuan menjëherë.

Kështu, më 11 nëntor 2025 është shpallur fituese oferta e bashkimit të operatorëve: “NDREGJONI” sh.p.k me pronar Xhetan Ndregjonin & “RAFIN COMPANY” sh.p.k me pronar Renido Petritaj.

Pronari i “Ndregjoni” shpk, Xhetan Ndregjoni, njihet për tenderët e shumtë pa garë që fiton nga bashkitë për çështje rindërtimesh apo rehabilitimesh. Ndregjoni u fut në listën e oligarkëve, kur mori statusin “Investitor strategjik” dhe “kontratë 1 euro” për pjesën e luanit nga koncesioni i Portit të Vlorës.

Më datë 13 tetor 2021, me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 599, u miratua lidhja e kontratës së qirasë, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkimit të Shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k., “Brunes” sh.p.k., “Ndregjoni” sh.p.k. dhe “Marina Projects” LTD.

Kontrata 1 euro shërben për ndërtimin e hoteleve me vlerë 105 milionë Euro (pa TVSH). Kjo kontratë është e vlefshme për një periudhë 20 vjeçare. Nuk dihet se çfarë roli ka pasur Ndregjoni në këtë transaksion, por aktualisht koncesionin e ka marrë në dorë Geront Çela me dy kompani të vetat.

Duke qenë “investitor strategjik” i Belinda Ballukut dhe i kryeministrit Rama, Ndregjonit do t’i bëheshin në vazhdim favorizime nëpër tendera. Një prej tyre është tenderi me objekt “Rivitalizimi i parqeve natyrore nëpërmjet sigurimit të elementeve të mobilimit urban dhe shtimit të aktiviteteve të rekreacionit rajoni 2”, “Ndërtimi i amfiteatrit, fushave sportive, këndit të lojërave dhe shkallareve panoramike në liqenin e Paskuqanit”.

Konkretisht do të ndërtohen një kënd lojërash, dy fusha për aktivitetet sportive dhe disa shkallë në formë amfiteatri që do ta përdorë PS për fushatë. Kamza gjithë vitin nuk bën as dy tri shfaqje në Pallatin e Kulturës, tani i duhet edhe një amfiteatër në natyrë. Dhe për këto shpenzohen 2.3 milionë euro. Me sa duket qenka “harruar” fakti se kryebashkiaku Rakip Suli i hodhi aty me pare 2.1 milionë euro për rehabilitimin e zonës rreth liqenit.

Ndregjoni ka qenë bashkëpunëtor i afërt me drejtorët e Erion Veliajt që u arrestuan për korrupsionin me kompaninë 5D.

Tenderat e mëdhenj, 5D, edhe për shkak se nuk kishte kapacitete, i ka fituar në bashkëpunim me mbi 15 kompani të tjera ndërtimi. Njëra prej tyre është “Ndregjoni” shpk.

Një bashkëpunim tjetër mes Renidos dhe Xhetanit është në tenderin e Bashkisë Tiranë me objekt: “Ndërhyrje rehabilituese në bllokun që kufizohet nga rrugët “Ibrahim Rrugova” – “Nikolla Tupe” – “Sami Frashëri” -“Brigada VIII” (në kuadër të WALK 21). Fondi limit që i shkon në llogari kompanisë “Rafin Company” të Renido Petritajt dhe partnerit të tij “Ndergjoni” i Xhetan Ndregjonit është 2.5 miliarde lekë, pa llogaritur TVSH-në.

Tenderi u njoftua nga Anuela Ristani në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe u mbajt më 17 qershor 2025. Edhe ky tender u përfitua me “Flamur të kuq” nga favorizimi që u bëri kryetarja.

Pra, në të njëjtën kohë, brenda disa muajve të njëjtës kompani i jepen me miliarda lekë tendera. Kjo mund të ndodhte vetëm me një koordinim nga telefoni i Ballukut ose i Ramës!

gijotina.com/

Të Lidhura

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

nga 27
14:19 | 26/04/2026
0

Një deklaratë e atribuar ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka shkaktuar reagime të forta politike në Maqedonia e...

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

nga 27
14:15 | 26/04/2026
0

Një alarm për bombë është dhënë gjatë ditës së sotme në qendrën tregtare QTU në Tiranë, duke shkaktuar shqetësim te...

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

nga 27
14:05 | 26/04/2026
0

Erion Braçe ka deklaruar se nuk ka zhvilluar asnjë bisedë me kryeministrin Edi Rama lidhur me kandidimin e tij për...

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

nga 27
13:55 | 26/04/2026
0

Një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbërritur në Gaza, duke shënuar hapin e parë konkret për vendosjen...

Para
Bllokohen dy autobusa me nxënës në Zvërnec, një prej tyre del nga rruga –

Bllokohen dy autobusa me nxënës në Zvërnec, një prej tyre del nga rruga -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

“Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –

14:19 | 26/04/2026
Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

14:15 | 26/04/2026
“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

“Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –

14:05 | 26/04/2026
Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –

13:55 | 26/04/2026
Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –

Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –

13:41 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –
  • Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –
  • “Partia duhet të zgjedhë me votë kandidatin”/ Braçe: Tirana ka rënë! –
  • Bordi i Paqes/ Forca e Sigurisë së Kosovës mbërrin në Gaza për misionin paqeruajtës –
  • Aksion në burgje, Forcat Speciale sekuestrojnë sende të ndaluara dhe drogë –
  • Dhimbje në Lezhë, familja hap dyert e mortit për mjekun dhe të bijën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Deklarata” e Ferit Hoxhës shkakton përçarje mes VLEN dhe BDI në Maqedoninë e Veriut –
  • Alarmi për bombë/ Evakuim në një tjetër qendër tregtare në Tiranë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com