KOP-i i PD-së dhe mesazhi domethënës i Gramoz Pashkos – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KOP-i i PD-së dhe mesazhi domethënës i Gramoz Pashkos

08:23 | 05/05/2016
në Uncategorized
0

Si u pranuan të rinjtë nga demokratët 11 vjet më parë dhe sa e mundëson Lulzim Basha një proces të dytë KOP-i në PD

KOP 2005

Në fillim të vitit 2005, Partia Demokratike ishte në kulmin e riorganizimit të saj. Kishin kaluar tetë vite në opozitë dhe PD po i afrohej pushtetit, jo vetëm për faktin se PS ishte konsumuar tej mase për dy mandate në qeverisje, por edhe se Partia Demokratike po riorganizohej.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

pashko2Për të mbërritur deri këtu, pikësëpari Berisha mori hapin e madh të kthimit të themeluesve pranë PD-së.  Thuajse të gjithë ata që ishin larguar nga Partia Demokratike e gjetën rrugën e kthimit. Një ndër ta dhe ndoshta më problematiku ishte Gramoz Pashko. Kishte qenë njeriu më i  sulmuar nga Berisha ndër kundërshtarët e tij në parti. Për rreth 13 vite qëndroi larg PD-së shpesh në pozicione krejt të kundërta me të, gati në marrëdhënie armiqësore, kryesisht me Berishën. Por, në pranverën e vitit 2005, Pashko e gjeti rrugën e kthimit dhe u bë pjesë e Partisë Demokratike, e drejtuar nga i  njëjti njeri, i  cili e kishte detyruar të largohej dhunshëm nga kjo parti.

Bashkë me Pashkon në PD u kthyen Genc Ruli, Arben Imami, Preç Zogaj dhe thuajse gjithë mocionistët e viti 1992. U kthyen edhe kundërshtarët e mëvonshëm të Berishës si Genc Pollo, Tritan Shehu e të tjerë.

Por, PD-së së orëve të para i  duhej edhe një frymë e re. Komiteti i Orjentimit të Politikave (KOP),  ishte zgjidhja më perfekte e momentit. Ishin të rinj që nuk ngjallnin aspak xhelozinë e ish-drejtuesve dhe nuk është fjala vetëm për të rinj në moshe, por për të angazhuar rishtaz pranë PD-së. KOP përbëhej nga personalitete të spikatura në profesione të ndryshme që i përkisnin grupmoshave po ashtu të ndryshme. Ndër ta ishin, Lulzim Basha, marrëdhënie ndërkombëtare,  Edmond Leka, bisnesmen; Selami Xhepa, ekspert ekonomie, Flroian Mima, ekspert Ekonomie, Përparim Dervishi, Ekspert Ekonomie, Neritan Sejamini, Ekspert Ekonomie, Ermal Hasimja, ekspert i komunikimit, Adri Nurellari, ekspert i komunikimit, Majlinda Bregu, nga fusha e mediave,  e të tjerë.

pashko 1Ja si e vlerësonte Gramoz Pashko KOP-in në vitin 2005: “KOP-i është një krijesë e spikatur, e cila ka mbledhur intelektualë mjaft të aftë. Ka qenë zgjidhja më e mençur që mund të bëhej, sepse nuk mund të vendoseshin militantë partie në këtë pozicion. Ndërsa anëtarët e KOP-it janë djem dhe vajza të reja, të aftë dhe të specializuar në profesionet e tyre që i  përkasin një brezi, në të cilin politika vjen pas profesionit.

Ne na duhet aftësia e tyre profesionale, e cila po përdoret për t’i bërë mirë këtij vendi dhe për të ndriçuar politikën. Nuk duhet të zgjidheshin kurrsesi nëpërmjet rulipolitikës, militantë të cilët do të hidheshin dhe të ndërtonin platformë miltanteske, gjë që e bënte Partia e Punës dhe që bën sot Partia Socialiste, në një mënyrë ose në një tjetër.

Unë e shoh KOP-in si një zgjidhje shumë të çmueshme deri në këtë fazë. Nuk e di dhe nuk mund të gjykoj se si do ta vazhdojë më tutje. Mirë do të ishte që më vonë ai të shndërrohej në një tribunë tryezash, një tryezë vazhdimisht e hapur, të sillte material të ri dhe të komunikonte vazhdimisht, të shërbente si paradhomë  mendimi për të freskuar idetë e PD-së. Uroj që t’i jepet një rol i vazhdueshëm KOP-it për ta bërë PD një parti moderne dhe jo parti militantësh. Gjëja më e keqe në politikë është militantizmi”, – thoshte në atë kohë Gramoz Pashko.Arben-Imami3

Të kthyerit në PD, qëndrestarët dhe të rinjtë e KOP-it bashkëjetuan në këtë parti duke sjellë frymën e fitores në zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Tri grupet u përfaqësuan në qeverisje për tetë vite, ndërkohë që KOP si nismë fillestare u asimilua në politikën e PD-së dhe nuk e vazhdoi dot misionin e furnizimit të partisë me ide. Sidoqoftë funksionoi, pasi solli në parti disa të rinj që shpejt u ngjitën në majën e drejtimit të PD-së.  Një ndër ta dhe më kryesori është Lulzim Basha, i  cili drejton sot Partinë Demokratike.

A ka ardhur koha për një KOP të ri në PD?!  Mbetet për të parë, nëse Basha është i gatshëm të shtrojë të njëjtën udhë për të tjerë si ajo që ai vetë, gjeti të shtruar drejt majave të PD-së. Nuk ka arsye që të vjetrit ta refuzojnë një KOP të ri, sepse ata e kanë dhënë një provë që nuk janë bllokues. Por, paradoksi është se me shumë gjasë janë të rinjtë e përfshirë në këtë parti tre vjetët e fundit, që nuk do ta donin një KOP të ri në PD.

te rinjte e bshes

Etiketa: KOP-i ne PDLulzim BashaSali Berishate rinjte e PD

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
10 foto të një dekade që përcaktuan historinë

10 foto të një dekade që përcaktuan historinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –

Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –

22:37 | 22/12/2025
Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –

Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –

22:07 | 22/12/2025
Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –

21:39 | 22/12/2025
Numërimi mbrapsht ka filluar –

Numërimi mbrapsht ka filluar –

21:31 | 22/12/2025
Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’

20:41 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –
  • Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –
  • Protesta e PD-së përpara Kryeministrisë, disa të shoqëruar në komisariat –
  • Numërimi mbrapsht ka filluar –
  • Pas largimit të Berishës, Lapaj zhvendoset te Kryeministria: Rama nuk largohet me ‘turizëm protestash’
  • Çdokush është i mirëpritur, kjo betejë s’do të ndalet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bologna-n në finale –
  • Flamur Noka nxjerr Ervin Salianjin nga grupi i Kryesisë së PD-së në Whatsapp –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com