Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kontrabandoheshin pa pullë fiskale, sekuestrohen në Durrës 2500 koli cigare

Nga Klodiana 0

Drejtoria e Hetimit Doganor sekuestroi 2494 koli cigaresh në Doganën e Durrësit, të cilat po transportoheshin kontrabandë.

Sasia që u sekuestrua është 2494 koli, ose 1 247 000  paketa te markes “Manchester” lloji “Black Queen” dhe“Blue Queen”.

Ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet nga Hetimi Doganor në një periudhë kohe prej 3 muajsh, ku në muajin Prill u sekuestruan 1000 koli me cigare.

Drejtoria e Hetimit Doganor e ka referuar rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, për veprën penale: “Kontrabanda me mallra që paguajne akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, të parashikuar nga neni 172 i Kodit penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, dhe veprës penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale “, parashikuar nga neni 149/a I K.Penal. Vlera e këtij malli nesë ai do të hidhej në treg përllogaritet 184.6 milion lekë.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej