Konispol/ Gjendet i pa jetë një i ri pranë kufirit me Greqinë

0
292

Një trupi i pajetë  është gjetur nga disa çobanë pranë kufirit me Greqinë, në Konispol. Nga hetimet paraprake mësohet se trupi i përket një mashkulli të moshës rreth 27-30 vjeç.

Pranë trupit të viktimës në vendngjarje është gjetur një motoçikletë, e cila dyshohet të jetë e vjedhur.

Policia bën me dije se viktima dyshohet të ketë bërë aksident. Dyshohet se i riu po tentonte të kalonte kufirin drejt Greqisë, për arsye ende të paqarta.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.