Policia e Kavajës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Kavajës. Ai është Sajmir Kurti, 44 vjeç, banues në Kavajë.
Arestimi i tij u bë pasi sot më datë 17.06.2016 rreth orës 10:30, tek shëtitorja “Indrit Cara” pranë Bashkisë Kavajë, ka patur një konflikt midis tij dhe dy shtetasve të tjerë.
Sajmir Kurti ka qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka lënduar me dëmtime të lehta shtetasit E. K., 48 vjeç, K. K., 21 vjeç (at e bir) si dhe shtetasin D. Gj., 46 vjeç, i ndodhur aty pranë. Shtetasit e mësipërm ndodhen jashtë rrezikut për jetën.