Konfirmohen me koronavirus dy mjekë në qendrën shëndetësore numër 9 në Tiranë.
Raportohet se dy mjekët janë testuar ditën e djeshme dhe mësohet se kanë rezultuar pozitivë, por nuk dihet gjendja e tyre.
Gjatë javës së fundit është shtuar numri i të prekurve, ku vatra kryesore vijon të jetë kryeqyteti.