Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Konfirmohen me koronavirus 2 specialistë të Kadastrës së Durrësit

Nga Klodiana 0

Shënohen tashmë 2 raste me Covid-19 në Kadastrën e Durrësit. 2 specialistët janë vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre ndërkohë që hetimi epidemiologjik vazhdon intensivisht.

Edhe pse tamponët e 19 personave të cilët kanë rezultuar negativë, ata janë të frikësuar pasi Covid-19 është një virus që shfaqet edhe pas analizave.

Pas prekjes së familjarëve të specialistes së Kadastrës së Durrësit nga Covid-19, të gjithë punonjësit e tjerë, në zyra dhe në terren, janë alarmuar dhe kanë ndërprerë shërbimin, duke kërkuar bërjen e testit të tamponit.

Punonjësja e dyshuar për përhapjen e virusit ishte specialiste sporteli dhe për shkak të natyrës së punës ka kontakt me të gjithë punonjësit e tjerë, si dhe qytetarët aplikues e noterët.

Durrësi ka 20 vatra aktive infeksioni deri tani.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej