Koncesioni 12 mln dollarë për plehrat e Kamzës, KLSH kap në shkelje Sadriun dhe Mziun – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koncesioni 12 mln dollarë për plehrat e Kamzës, KLSH kap në shkelje Sadriun dhe Mziun

16:26 | 06/06/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Kontrata koncensionare për pastrimin e plehrave të Kamzës, e nënshkruar në vitin 2018 ndërmjet ish-kryebashkiakut të djathtë, Xhelal Mziu dhe kompanisë së familjarëve të ish-deputetit socialist, Sadri Abazi, krijoi publikisht idenë se çështjet financiare i bashkojnë personazhet opozitarë me njëri-tjetrin. Por, elementi politik është vetëm një aspekt i koncesionit problematik.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka identifikuar së fundmi disa problematika ligjore në dokumentat e procedurës, mbi bazën e të cilave krijohet dyshimi për paracaktim të procedurës me me fond rreth 13 milionë dollarë dhe me afat realizimi 12 vjet. Tenderi për dhënien me koncesion të shërbimit të pastrimit të Kamzës u zhvillua në Prill të vitit 2018, kur drejtues i Bashkisë ishte Xhelal Mziu, aktualisht deputet i Partisë Demokratike në opozitë.

Në tender marrin pjesë 5 operatorë ekonomikë. Komisioni përkatës skualifikoi katër konkurentë. Në garë mbeti vetëm shoqëria “Alko Impeks General Construction”, e cila përfaqëson interesat financiare të ish-deputetit socialist, Sadri Abazi. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar së fundmi raportin e auditit financiar në Bashkinë e Kamzës, ku përfshihet edhe procedura koncensionare për shërbimin e pastrimit të zonës.

Read more

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Shmangie e konkurrencës

Kontrollorët shtetërorë kanë konstatuar se disa prej kritereve kualifikuese në procedurat tenderuese zvogëlojnë ndjeshëm konkurencën, duke mos respektuar parashikimet ligjore. Janë detaje të vogla, por që bëjnë diferencë të madhe. Një nga kriteret kualifikuese në tender ishte fakti që Drejtuesi Tekni i operatorit ekonomik duhet të figurojë në listë-pagesat e saj të paktën 6 muajt e fundit.

Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, “…vendosja e kriterit mbi eksperiencën në shoqëri, është pa arsye në objektin e prokurimit me qëllim s’kualifikimin apo shmangien nga tenderimi e sa më shumë operatorëve ekonomikë”.

Po ashtu, në lidhje me eksperiencën në shërbimin e pastrimit, Bashkia Kamzës kishte përcaktuar se Drejtuesi teknik i kompanive pjesëmarrëse në tender duhet të kishte eksperiencë jo më pak se 5 vite në fushën e ofrimit të shërbimit të pastrimit. Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, “Personi i cili fiton statusin e Drejtuesit Teknik në një shoqëri ka tagrin e plotë të realizojë çdo kontratë në fushën për të cilën është diplomuar dhe për të cilin ka funksionin e Drejtuesit Teknik. Pra, nuk mund të përjashtohet nga procedurat e prokurimit një operator ekonomik i cili ka drejtues teknik për të realizuar këtë kontratë që prokurohet por nuk plotëson kriteret që drejtuesi nuk ka punuar 5 vite eksperience pune…”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar gjithashtu se kërkesat e Bashkisë Kamës për të pasur për të paktën 6 muaj e fundit disa personave me funksion inxhinjer, ndikon në konkurencë.

“…Një operator ekonomik i cili plotëson përgjithësisht kriteret kualifikuese, nuk merr pjesë në garë pasi ndonjë nga ekspertët e sipërcituar nuk e ka të punësuar për 6 muaj në listë pagesë”, thuhet në raportin e KLSH-së./Boldnews.al/

 

 

Etiketa: dollarëkamzeKLSHkoncesioniplehratSadri AbazishkeljeXhelal Mziu

Të Lidhura

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

nga 27
23:18 | 23/02/2026
0

Duke iu referuar konkretisht, situatës së krijuar në Gurët e Murrizit, Ngjeqari ka sqaruar se fenomenet e rrëshqitjeve masive nuk...

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

nga 27
22:40 | 23/02/2026
0

Këtë të hënë, për 5 orë në Këshillin për Mandatet u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të...

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

nga 27
22:18 | 23/02/2026
0

Lala tha se një nga të pandehurat në çështjen e tunelit të Llogarasë ka deklaruar se tenderat janë realizuar nën...

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

nga 27
21:46 | 23/02/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri – Qafë Morinë, ku ka humbur jetën drejtuesi...

Para
Berisha “kap mat” Peleshin: Sazani në flakë, ai fushatë në Pogradec

Berisha “kap mat” Peleshin: Sazani në flakë, ai fushatë në Pogradec

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

23:18 | 23/02/2026
Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

22:40 | 23/02/2026
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

22:18 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:46 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:44 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –
  • Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com