Zjarri në ishullin e Sazanit është pasuar me reagime nga radhët e politikës. Së fundmi, kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi se ka braktisur detyrën e tij, ndërsa që flakët po shkrumbojnë ishullin e Sazanit. “Kësaj i thonë përgjegjësi për detyrën! Sazani në flakë Peleshi në fushatë në Pogradec! Partia mbi të gjitha!”, shkruan Berisha.
Flakët në ishullin e Sazanit rrezikojnë shpërthimin e municioneve të gropusura atje, fakt ky që po pengon edhe ndërhyrjen e ushtrisë dhe punonjësve të ADZM-së për shuarjen e zjarrit.
Plagosje me thikë në Kavajë –
Një person mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen...