Në komunikimin e kësaj jave, Kryeministri Edi Rama ka folur për integrimin e Shqipërisë dhe bllokimin që sipas tij ka bërë Partia Demokratike. Sipas Ramës, PD ka bllokuar Vettingun dhe është një pengesë për hapjen e negociatave për vendin tonë.
Për sa i përket deklaratave të deputetit gjerman, Rama tha se e vetmja gjë që ka rëndësi tani është fjala e KE-së.
Kryeministri Rama theksoi se deklarata e Krichbaum është një zë pa mandat dhe jep një opinion personal.
“Nuk kanë çfarë t’i bëjnë Shqipërisë, nuk e ndryshojnë qasjen në KE. Shqipëria Europiane nuk është një ëndërr me syhapur e kësaj qeverie”, tha Rama ndër të tjera në komunikimin javor.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154224804291523/