Lyudmyla Denisova, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin ukrainas ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, duke thënë se ushtarët rusë abuzojnë me vajzat ukrainase. Ajo tregoi se 25 gra dhe vajza deklarojnë se janë përdhunuar nga forcat ruse në Bucha. Sipas saj, një linjë telefonike që ofron mbështetje kishte marrë të paktën 25 raporte për përdhunim të grave dhe vajzave të moshës 14 deri në 24 vjeç nga ushtarë rusë.
“Janë 25 femra të moshës 14-24 vjeç që u përdhunuan nga ushtarët rusë. Kjo po ndodhte prej një muaji. Ne do të vazhdojmë t’i dokumentojmë këto krime të tmerrshme, për fat të keq dhe çdo kriminel do të dënohet”, tha ajo Ajo tha se Ukraina kishte prova të “genocidit të popullit ukrainas” dhe të krimeve ushtarake, duke shtuar se përdhunimi ishte “arma e re” e forcave ruse.
Kujtojmë se akuza të tilla janë bërë edhe më parë nga zyrtarë të Ukrainës, ndërsa Rusia ka mohuar çdo gjë