Komi shqyptaar âsht, por nuk din me thânë ‘‘jam”; – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komi shqyptaar âsht, por nuk din me thânë ‘‘jam”;

17:57 | 26/01/2016
në Uncategorized
0

Kur te mlidhen gjith forcët intelektuale t’ktii komit edhè t’i vîhen punës, atherë âsht uzdajë për Shqypnië. Se vetem njerz të kulturës e t’ mêndjes kan me ken t’ zot me paâ se problemêt mâa t’randat e Shqypnies, jâne problemë morale, edhè mâa i pari i t’gjithve mundet me u shkurtue në ktà fjalë: âsht nevoja me i dhanë ktii komi nji shpiirt.

Nga Faik Konitza

HYLLI I DRITES, vjeti i I numri i I, 1913

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Andrra e nji Shqypniës s’ lire po vertetohet. Kush e kish paâ ket ânderr t’bukur ? Nji pakicë shum e vogel prej nesh, idealist të përqeshun a t’ pakuptuemun prej vulgut, të cillt mâa teper se pêsëmdhetë vjet me radhe kemi paâ rrezikun, kemi dishrue shelbimin, kemi diftue mjetin e shelbimit. Koha, mikneshë e kadaltë por e shigurtë e mêndimtarve, provoj plotnisht se kishim arrsye : Rrênimi i Mbretniës Otomane e shpuri kombin t’ onë ne buzë të vorrit e gadi e shtyni mrêndë , por Shqypnia u njallë, edhè u njallë vetem prejë asajë dore t’cillen na e kishim kasnecue si shelbojse. Ngadhnimi i ideave politike t’ona rritë edhè nji fare ngadhnimit tjeter: Ndîime njiî knaqsië t’veçantë tuej paâ sot ne rênd t’atdhetarve të gjith atà njerz qi neê, për shtatmdhetë vjet paê. prâa, i kemi pasë njoftë si kundershtarë te shiptarsies Kur luftojshin me anmiqsië t’ Turqiës edhè me ftoftesië t’ Evropës, kur gjûha edhè komesia e jonë nuk hasshin veç se ktû ftyra t’ ashpra edhè aty sungji edhè ushta (heshta), dishprimi i jonë nuk gjêete ngushëllim as nder zêmra t’Sheptarve.  Kta anmiq te vêndit vet sot po ngûten me çfaqë ‘‘ dashtnîë » per atdheen, tuj mohue ashtû sjelljen e vet t’ kalueme e tuj nderue terthuer veprimin t’onë.

Nji fjalë frangishte thotë : Hypookrisia âsht nji nderim qi vesi i bân virtytit. Veç kishte me u dhânë nji kshiill ktyne ish-anmiqve te ko-mit t’onë, ndoshta nuk jânë tuj diftue shum urtiee kuur n’nxitim t’ tyne shqelmojne e permysin gjith atà qi deri djè bota i njifte si kreent e levizjes kometare t’ Shqypnîës. Por a kemi pse  habitemi ? Historia na kallzon se, n’ ndryshime politike e sociale qi jânë bâa n’ bote, kan dale gjithmonë gjind pratiket t’ jashtme t’ cillt kan grabitë frytin e mundimit të pionierve. Pse t’ presim mâa mire ne Shqypnîë — edhè ne kjoftë se me të vertete jemi idealist a nuk mjafton per nee qi te dijme për vedi edhé nê zemer t’ oné” se kemi vûu nji guur  n’themel t’perlindjes shqyp-tare ? Edhè aj mâa i bukuri pallac i kaa të mshehun ne tokë gurt, mii te cillt u pshtet e u rrit.

Le t’ mos rrêhemi me kot. Veprat fisnike, fitimin edhè rekompensen e kan n’vedi , e kan n’ knaqsië te naltë qe t’ nep zhdriviliimi edhè perparimi i tyne. Me pritë mirnjofje âsht marre. Vulgu – edhè nga kjo fjale mârrin vesht gjith anmiqt e kultures: pashallare, bejlerë, agallarë, kreen, bujqe, milionarë, bakaj, salepçi, etj. — vulgu âsht anmik i leem i mendirmtarve. Instinkti i tii âsht i tani kundra ktyne nierzve t’ cillt as mundet as dishron me i kuptue.

Trishtimi fisnik i ballit t’tyne shkon n’syy të tii për tinzarië, vetemia e tyne per kryenaltesië, urtia e tyne per reklam, mêrret per clodhje a per mediokritetë. Po fûndi i fûndit, idealist qi kan shtîe themelin e perlindjes Shqyptare, në e ndjefshin vedin te neveritun, duhet te gzohen: se, si tha Ibsen-i, saa mâa teper vlere të keet nieri, aq mâa teper âsht i neveritun, e i vetem.

Le t’përmlidhemi praa ne mendime t’ona; le te myllemi, si ç’ thotë poeti idealist Alfred de Vigny, sejcilli n’kullen e vet prej fildishit (“ma tour d’ivoire”), larg prejë turmet, bertimet e s’ cillës turbullojnë kujtimet t’ona   Po ktû na prigjon nji gabim prejë t’cillit duhet te ruhemi. Nuk âsht mire te murosemi per jeta në kulle eburneane. Nga nonji here do te çilim penxheret për me e kqyrë e kur t’shofim ket popull aq te mire e aq të mjerë, me virtyte te ralla të shkatrrueme prej pashpirtsies s’ krenve, ket populi i cilli kurr s’kaa njoftt paqen, po prep nuk e kaa trete instinktin e urdhnit e mundohet n’ terr me gjete rrugen, do t’ na zbutet zêmra, do te çilim deren e kulles s’one e do t’ dalim perjashta per me bâa lmoshen e nji fije dritet.

Me qindrue krejt larg, kishim me çfaqë me sjelljen t’onë nja farë ankimit. A kemi pse t’ ankohemi? Tjerët majten rrogen, gjûmin edhè famen; neve na lane pûnen mendore. Hisja e jonë âsht mâa e bukura, edhe duhet t’ a mârrim me vrap e e me dashtnië.

E ktû kam mrrîjtë te pika e pare e shtudimit t’ êm: qi Shqypnia e ree, për nee kjofte se lidhet n’vedi, forcohet , edhè vetë mare, kaa me u bâa vetem me trûu te mendimtarve.

Kur te mlidhen gjith forcët intelektuale t’ ktii komit edhè t’ i vîhen punës, atherë âsht uzdajë për Shqypnië. Se vetem njerz të kulturës e t’ mêndjes kan me ken t’ zott me paâ se problemêt mâa t’randat e Shqypnies, jâne problemë morale, edhè mâa i pari i t’gjithve mundet me u shkurtue në ktà fjalë: âsht nevoja me i dhanë ktii komi nji shpiirt. Problemi maâ i madh i Shqypnies, mundet me u marre vesht e me u shoshitë vetem prej atynve qi kan pernjimênd nji trûu te zhdrivilluem e t’venduem ne dishiplinë.

II.

Kuur tham qi komi shqiptaâr s’ kaâ edhè nji shpiirt, nuk due me thânë qi i mungon krejt jeta. Komi i jonë , i kjofshim falë Zotit, po livron me jetë edhè me forcë. Por jeta e tii âsht nji farë gjallsiet e verbtê e cila nuk e njef vedin.

Komi shqyptaar âsht, por nuk din me thânë ‘‘jam”; forca e tii, inkoherente e e pashtrueme, s’ kaa as free, as qillim. E vertetë âsht se gjith komet kan shkue nga kjo shkallë; t’ gjith, para se me mrrijtë n’ vetdije t’ plotë të njiniës s’ vet , kan jetue nji jete” t’ qepun edhè t’ errët. Por n’ Evropë, n’ Ballkan, nji kom mas tjetrit u zgjue me kohë. Vetem komi shqyptaâr kaâ metun mrapa. Shkaqet jânë shum ; por mâa i madhi âsht paa dyshim ndodhja geografike e Shqypniës. Popullit t’ onë, edhè n’ kohet mâ të vjetrat, nuk i kan mungue kreen t’ mire, t’ zott me ngrehë plane të gjâna e me i vue në pûnë . Per shemull mundemi me mârrë Pirron, t’ cillin , tuj u pshtetë mi nji anekdot t’ Plutarkut e gjykojnë në nji mndyrë teper t’ leet. Pirrua, tuj dashtë me pasë n’ dore t’dyy brigjet  e Adriatikut, shtîni popullin e Tarantos me u ankue e me i lypë të mprojtun kundra Romakve, e me at shkak filloj luften; e para se të fillote me bâa nji politikë të jashtme, kish kuptue mire qi ish nevojë të forcote vedin mrênda, edhè me martesa edhè krushqî me mretin e vendit qi tash êmnohet Shqypnia e  Sipèrme e lidhë e u shigurue si duhej.

Politika imperialiste” edhè me-metoda t’cillen kjo politikë mundet me u realizue, kishin te Pirrua nji mjeshter t’ foort . Me kreen aq mende prehtë, paâ dyshim komi shqpptaar do t’ ish zhdrivillue me nji hap të çuditshem. Por per fat t’zii t’ndollunt e vet n’ breg t’Adriatikut e shtîni tash dy-mîi vjet në nji rrezik prej t’cillit edhè nuk kaa pshtue. Ky rrezik âsht invazioni i komeve qi duen me u shtrîi deri n’detë t’onë edhè t’cillt, në nji mdyrë a n’ tjetren, komi i jonë i kaâ ndalë kurdoheret tuj mos kursye mundin edhè gjakun.

Po, ky rrezik, kto kundershtime, kto lufta t’përkohshme kan pasë nji influence mii jetë sociale t’Shqyptarve. Artet edhè bujqsia t’lânuna mâs doret, populli i rrallë, katundet, t’ngrehuna  larg njêni-tjetrit e t’ palidhuna me udhë, e gadi paâ kurrfart t’mârre-dhânunit: t’gjitha kta e bajnë Shqyptarin t’ huej, përpara Shqyptarit. Ashtû Shqypnia kaa mrrijtë me kénë jo nji Shqypnîë, por nji tokicë Shqypnîësh ; e sikuur nuk mastote aq , edhè kto qandrra t’vogla s’ jânë t’bashkueme.

A keni vûu oroe katundet e Shqppniës, e sidomos n’ viset e Verit? Shpîjat, t’shperdame, e kqyrin njena-tjetren prejë s’largut me syp t’pabesë, kulla prigjon kullen, koliba i kthen ksollës kurrizin por tuj shtîi terthuer bishtin e synit. Sejcilla shtpië âsht nji mretnîë autonome me kufîjt e me kanunêt e veta, e cilla kaâ pak t’mârredhâna diplomatike me mretnîë tjera. Ah ! kû janë katundet e Bavjerës, kû jânë katundet e gjith vêndeve me kulturë, me shpija t’ mledhuna rreth e rreth kishës, shkollës edhè perlimtares, si zogjt afer kllukës me shoqniët muzikale t’bâme prejë bulqsh t’urtë e t’ mire; me t’mledhunat miqsore, kû burra , graa e fmîi bisedojnë aq bukur; resta popullore, kû katundi viziton katundin, kû zêmrat ‘çilen paâ drojë, kû dashtnia rritet, kû karakteri mson me u formue, edhè vullndeti me u rregullue atje kû mundet me i bâa dam liriës s’ tjeter kûej ? Si me afrue shpiën me shpië, katundin me katund, krahînen me krahinë. — si me zhdrivillue jeten e shoqnueshme t’Komit, kaâ me kênë nji prejë detyrve mâa t’ rânda t’qeveriës shqyptare kuur të vêndoset. Por edhè ktû, si njeti, iniciativat e veçanta kishin me vjeftë shum. Vepra âsht e gjânë, edhè lypë të bashkpûnuemt e gjith forcave morale edhè mendore t’Komit t’ont. E paâ dyshim Fretent (t’ cuit kan bâa aq shum për popull edhè ndermjet t’cillve ndollen disaâ prejë mâa t’naltave karaktere t’ Shqypniës s’soçme) kan me kênë nder mâa t’parët pûntorë. Shqyptari, para se me u bâa atdhetaâr, kaâ nevojt t’bâhet njeri i zbutun. Kush kaâ me kênë mâa i zoti me e krye ket mreku-llië posë t’ bijve t’ atii Serafinit t’ Asizit, i cilli — si na kallzon aq âmel proza divine e Fioretti-ve — kaa dîjtë me u predikue ujqve e me i zbtttë?

 

Faik Konitza

 

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Deputetët socialistë kundër Ramës për qeverisjen

Deputetët socialistë kundër Ramës për qeverisjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com