Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kombëtarja, firojnë lojtarët e fushës

Nga 27-shi 0

Futbollistët tanë gjithnjë e më pak të preferuar. Alban Mehën, të vetmin në formë e kanë marrë inat, ndërsa kanë mbetur për t’u përshëndetur vetëm deklaratat e vazhdueshme patriotike

Lajmi i mirë për Kombëtaren tonë është se FSHF-ja vazhdon të jetë e pakursyer dhe ka vendosur ta akomodojë skuadrën në një kompleks “VIP” në Austri përpara finaleve të Francës, ku kushtet për t’u stërvitur, por edhe klima janë ideale. Ndërsa për të tjerat, kohët e fundit nuk kemi arsye për t’u mburrur. Miqësoret në Vienë dhe Luksemburg lanë shumë për të dëshiruar. Më pas humbëm menjëherë 10 vende në renditjen e FIFA-s dhe problemi më i madh është se një pjesë e lojatarëve tanë nuk janë më të preferuar në skuadrat e tyre. Së fundi është klubi i Nantës që pothuajse e ka bërë të qartë, se nuk ka më interes për shërbimet e Canës dhe Lenjanit. Për kapitenin do të jetë e vështirë që në fund të këtij sezoni ashtu-kështu të gjej një tjetër skuadër të nivelit të lartë, kjo është për arsye se tashmë është 33 vjeç. Lenjani është me formulë huazimi tek klubi i kanarinave, por duket se as pronarët e kartonin, klubi tjetër francez Rene, nuk është i gatshëm t’i garantojnë një vend titullari.

9

Ndërkohë që nga minuta e parë nuk luajnë as portjeri Berisha, i cili nuk e fitoi dot balotazhin me Marketin, ndrësa më problematike mbetet pikërisht qendra e mbrojtjes, aty ku austriakët bënë çfarë deshën. Gjimshiti nuk ka luajtur që kur mbërriti në Bergamo, madje edhe më parë qëndroi gjatë pa skuadër. Mavraj ka kaluar një dëmtim të gjatë dhe jo për faj të tij i duhet ende kohë për të arritur 100% të formës. Por edhe ata që i konsiderojmë si alternative të sigurta nuk vijnë nga aktivizime të plota. Cikalleshi ka pak minuta në kampionatin turk, ndërsa edicionin e tij e ka luajtur në Kupë. Sadiku së bashku me Vaduzin po lënë kategorinë elitare të Zvicrës dhe për të fituar diçka i duhet të ndeshet për Kupën e Luksemburg. Alban Meha (në foto), një nga lojtarët më në formë nuk do të jetë për shkak të inatit të De Biazit, ndërsa Basha po, megjithëse Como e tij po e lë edhe Serinë B. Gjithsesi diçka ka mbetur; deklaratat patriotike, sikur të tre ndeshjet e Francës do t’i luajmë sërish kundër Sërbisë.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej