Nga Julian Hoxhaj
Po, ne jem shqiptarë bre bir… është fraza më e bukur, më emocionuese, më prekëse që mund të dëgjosh në Sanxhak (Novi Pazar) Serbi. Marin Mema nuk ka të paguar për dokumentarin kushtuar shqiptarëve të Sanxhakut. Sot, një komb si Shqipëria, ka ende plagë, që ndonëse do duhet të mbylleshin ato zgjerohen cdo ditë. E plaga më e madhe është ajo poitike, e cila, duket se sdo të ketë kurë. Nuk ka si të mos ndihesh keq, kur sheh se si shqiptarët e Sanxhakut po shkojnë drejt asimilimit, se si ata janë detyruar të ndryshojnë kombësinë por jo gjakun, gjuhën, kulturën, kujtimet e të parëve tyre apo rrënjët, të cilat janë shqiptare, por sipër tyre, është shartuar një tjetër popullsi, ndërsa frytet e kësaj peme padyshim që i vjelin të tjerë. Të lënë në harresë me dashje apo pa dashje, sot shqiptarët e Sanxhakut treguan me zë e figurë se ata janë shqiptarë, e duan gjuhën shqipe, dhe ndoshta me plagë në zemër ndiejnë keqardhje që po e humbin atë.
Në mesin e kaq halleve sa ka Shqipëria sot, të kërkosh që lënda e Historisë së Kombit të jetë e detyruar dhe me provim ashtu si Gjuha dhe Matematika, do dukej e tepruar. Por nëse ka një urgjencë në sistemin edukativ shqiptarë, është ndërhyrja për të edukuar frymën patriotike dhe njohjen e detyruar të Historisë Kombëtare. Ne dhe brezat tanë nuk do dimë nga shkojmë nëse nuk dimë nga vijmë. Politikës shqiptare iu desh shumë po shumë punë të artikulohej kombëtarisht në marrëdhëniet fqinjësore, dhe u artikulua vetëm falë presionit të një force politike si PDIU, e cila për hir të së vërtetës ka kryer mision unik në edukimin e politikanëve shqiptarë për kujdes maksimal kur vjen puna tek Çështja Kombëtare. Ndaj kjo frymë duhet të ngjizet tek cdo fëmijë, tek cdo brez që do vijë për të ruajtur atë identitet, që fal zotit e kemi të thellë e me rrënjë të thella. Unë e di dhe jam i bindur, se nuk ka shqiptarë në botë, politikanë të majtë e të djathtë, se do përmbahet nga lotët, nëse do hap e do lexojë me zë disa nga letrat e nënave çame, dërguar qeverisë shqiptare apo komisionit hetimor të masakrave dhe genocidit ushturar nga ushtarët e zervës ndaj popullsisë çame. Ato janë me qindra letra e telegrame, por do të mjaftonin vetëm disa, për tu treguar politikanëve shqiptarë se çfarë përgjegjësie kanë. E bëra këtë devijim, duke dashur të them se Mësimi i lëndës së Historisë Kombëtare është hapi i parë nga ku ne nisim të ndryshojmë vendin. E si do ta duan brezat dhe fëmijët e sotëm këtë vend, nëse nuk ia dinë të shkuarën?! Gjithashtu Himni Kombëtar duhet të jetë program mësimor e të këndohet cdo mëngjes në cdo shkollë vendit. Madje s’do ishte keq që himnin ta ketë në axhendë dhe administrata publike.
Për ta mbyllur po kthehem tek Sanxhaku. Nga dokumentari i Marin Memës kupton se si politika serbe ka asimiluar shqiptarët me popullsinë boshnjake. Por finesa e politikës serbe është pikërisht në faktin , se kurrësesi nuk e ka problem rritjen e popullsisë boshnjake edhe pse është myslimane, sepse kjo popullësi kuptohet qartë që është e importuar në Serbi, ndërsa asimilimi i shqiptarëve është domosdoshmëri, për të minimizuar cdo fakt historik dhe etnokulturor të trojeve natyrale të ilirve në Ballkan. Ndaj sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për patriotë dhe këta duhet të jenë të shumtë në parlament. Duhet të jen të shumtë në Sanxhak, Luginë, Plavë, Guci, Ulqin, Prishtinë, Tiranë, Shkup, Tetovë, Kumanovë, Strugë, e Camëri, …se ne jem shqipëtar bre bir…