Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, tha sot se Shqipëria nuk mund të presë një numër të lartë emigrantësh nga vendet e Lindjes. Në një intervistë për Oranews” Kodheli sqaroi se kjo është një çështje shqetësuese për vendet e Ballkanit.
“Shqipëria është mjaft e limituar”, thotë ministrja, duke shtuar se në ditët në vijim do të ketë një reagim zyrtar për këtë çështje.
Shefja e Mbrojtjes deklaroi se i qëndron deklaratës së kryeministrit Edi Rama për çështjen e refugjatëve.
Kreu i qeverisë tha pak ditë më parë se Shqipëria nuk mund të hapte kufijtë e saj për emigrantëve për shkak të pamundësisë për të menaxhuar një vërshim të mundshëm të tyre.